Austri, u shënua vdekja e parë për shkak të COVID-19

Një person i moshës 69-vjeçare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga njësia e krizave mjekësore të bashkisë së Vjenës, njoftohet se shtetasi austriak u përcaktua me infektimin e virusit pas kthimit të pushimeve nga Italia muajin e kaluar dhe u vendos nën trajtim në departamentin special të përgatitur për Covid-19 në spitalin Kaiser Franz Josef.

Personi 69 vjeçar theksohet se vuante nga sëmundje të ndryshme dhe ka humbur jetën në orët e vona të natës dhe se i sëmuri në fjalë është personi i parë që humb jetën nga koronavirusi në vend.

Ndërkohë Ministria austriake e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve nga virusi në vend është rritur në 302 dhe numri i personave të shëruar është katër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button