Përgjigjet e profesionistëve: Cilat janë ngjashmëritë, e cilat dallimet midis COVID-19 dhe virusit të gripit?

Shumë pyetje, ndërsa pak përgjigje, sidomos ato të verifikuara dhe të besueshme. Një nga faktorët e përhapjes së panikut në rastin e koronavirusit është natyrisht mungesa e informacionit. Deri më tani, jemi munduar t’ju japim informacion të saktë për faktet kryesore që kanë të bëjnë me këtë virus, rreth asaj se cilat janë simptomat kryesore, nëse maskat mbrojnë, cilat janë grupet e rrezikut dhe si të mbroheni, çfarë mund të ndodhë nëse nuk i respektoni rekomandimet e institucioneve kompetente për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, shkruan Panacea.mk.

Ja çfarë i përgjigjen kësaj pyetjeje të rëndësishme në lidhje me dallimet midis gripit dhe koronavirusit të ri, disa nga shkencëtarët kryesorë:

.

Prof. Dr. Nenad Ban – Biolog molekular, Profesor në Institutin Prestigjioz Federal të Teknologjisë në Zvicër

.

Prof. Dr. Gordan Lauch – Biolog molekular në Institutin e Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare në Zagreb

.

Prof. Dr. Igor Staglar – Biolog molekular dhe Profesor i rregullt në Departamentin e Biokimisë dhe Gjenetikës Molekulare në Universitetin e Torontos

.

Prof. Dr. Luka Çiçin Shain – Imunolog Viral dhe Profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Hanover

CILAT JANË NGJASHMËRITË DHE DALLIMET MIDIS COVID-19 DHE VIRUSIT TË GRIPIT?

Prof. Çiçin Shain: Të krahasosh koronavirusin dhe virusin e gripit është si të krahasosh një tigër dhe një peshkaqen. Dallimet në pamjen dhe stilin e jetesës janë të rëndësishme, por të dy janë të rrezikshëm sepse mund të dëmtojnë, madje edhe të vrasin. SARS-CoV-2 ashtu si virusi i gripit janë zoonozë, dmth., infeksione që përndryshe zhvillohen në disa kafshë, të cilat shërbejnë si rezervuar natyror, por qëjanë të afta të transmetojnë atë te njerëzit nëse ndodhin mutacione të favorshme për virusin. Për shkak të evolucionit të shpejtë, çdo vit virusi i gripit ndryshon aq shumë sa na duhet një vaksinë e re. SARS-CoV-2 është virus krejtësisht i ri dhe akoma nuk dihet shumë për të. Sidoqoftë, si çdo koronavirus tjetër, ka gjenetikë dhe kod të qëndrueshëm, prandaj për këtë arsye shpresojmë që ky virus të jetë më i vështirë për tu mutuar për të shmangur mbikëqyrjen imune dhe vaksinat –  pasi tëe jemi në gjendje ta zhvillojmë. Viruset ndryshojnë në nivelin molekular, që do të thotë se ilaçet dhe vaksinat që funksionojnë kundër virusit të gripit nuk mund të funksionojnë kundër SARS-CoV-2.

Prof. Shtaglar: Dallimi më i madh është shpejtësia e transmetimit, sepse virusi i gripit ka kohë më të shkurtër të inkubacionit (rreth tre ditë) sesa COVID-19, dmth. koronavirusi (pesë deri në gjashtë ditë), që do të thotë se transmetohet më shpejt. Për më tepër, fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të virusit të gripit, ndërsa të dhënat për COVID-19 sugjerojnë që fëmijët janë më pak të ndjeshëm. Të dy viruset transmetohen nga kontakti dhe kanë simptoma të ngjashme që shkaktojnë probleme të frymëmarrjes. Studimet e mëparshme kanë treguar se në rastin e infeksionit me COVID-19, problemet në 80% të rasteve janë të lehta dhe asimptomatike, rreth 15% e tyre janë shumë të rrezikshme (pacienti ka nevojë për oksigjen), ndërsa 5% janë infeksione kritike (nevojitet respirator). Përqindja e pacientëve të rrezikshëm dhe kritikë është më e lartë sesa tek ata të infektuar me virusin e gripit.
Raportet e hershme tregojnë se vdekshmëria nga COVID-19 është rreth 3.4%, ndërsa kjo përqindje për gripin është rreth 0.1%.

Mirëpo, do të doja të theksoja se përqindja e lëshuar nga OBSH paraqet numrin e vdekjeve midis të gjithë të infektuarve të konfirmuar. Sidoqoftë, ata janë nëngrup i pacientëve më të vështirë me prognozë më të dobët të mundshme. Cili është niveli i vërtetë i vdekshmërisë në mesin e të gjithë të infektuarve, nuk dihet ende, as nuk mund të dimë nëse do të nevojiten studime speciale. Por sipas asaj që dimë për epidemiologjinë, ai numër duhet të jetë ndërmjet 0.5 dhe 1%, mbase edhe më i ulët.

.

Prof. Lauch: Viruset që shkaktojnë COVID dhe gripin janë viruset ARN, që do të thotë se informacioni gjenetik i tyre nuk ka asnjë “kopje rezervë” dhe rezulton që të ndryshojnë shumë më shpejt sesa viruset e ADN-së.

Të dy viruset kanë mbështjellës membranorë që përmban një numër të madh të glikaneve, duke u lejuar atyre strategji të ndryshme të hyjnë në qeliza dhe të shmangin reagimin imunitar. Siç ekzistojnë llojet të ndryshme të gripit, ashtu ekzistojnë edhe koronaviruse të ndryshme. Vlerësohet se rreth një e treta e ftohjeve të zakonshme janë shkaktuar nga koronavirusi, dhe ndoshta pak a shumë të gjithë janë preku nga koronavirusi.

Për fat të keq, disa vite më parë u shfaqën shumë lloje më të rrezikshme që zbritnin shumë më thellë në mushkëri dhe shkaktuan pamje klinike më të rëndë.

Prof. Ban: COVID-19 dhe virusi i gripit kanë karakteristika të ndryshme dhe kanë cikël jetese krejtësisht të ndryshëm, replikohen në një mënyrë tjetër dhe kanë karakteristika të ndryshme, për sa i përket infeksionit edhe simptomave që shkaktojnë. COVID-19 shkakton probleme më të rënda të mushkërive dhe për këtë arsye është më i rrezikshëm dhe shpesh kërkon trajtim spitalor për pacientët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button