Ndiqni këto rekomandime për parandalim të virusit korona (FOTO)

Nëse e mbron veten nga virusi korona, do t’i mbrosh dhe të tjerët. Ndiqni udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, që të mënjanoni infektimin dhe shpërndarjen e virusit vdekjeprurës, njofton Portalb.mk.

Fillimisht, lani shpesh duart, me sapun apo pastroni me dezinfektues. Pastaj dezinfektojeni telefonin i cili është një rrezik potencial për shpërndarje të virusit.

Nëse takoheni me miq apo familjarë, nuk është e thënë të përqafoheni apo të përshëndeteni me duar, bëjeni në një mënyrë tjetër – pa prekje.

Kafenë mund ta pini dhe në shtëpi, mund të dilni për zbavitje tjetër herë. Rrini në shtëpi, keni seriale që ndoshta nuk i keni parë.

Me rëndësi është që të MOS BËNI PANIK.

Masat parandaluese kundër përhapjes së virusit korona, burimi: Ministria e Shëndetësisë
Masat parandaluese kundër përhapjes së virusit korona, burimi: Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje informoi se përpos 7 pacientëve infektuar, edhe dy të tjerë kanë rezultuar të infektuar.

Ministri sqaroi se të punësuarit në shëndetësi, armatë, polici dhe në njësitë e zjarrfikësve nuk mundet të mungojnë nga puna, përveç nëse të dy prindërit nuk janë në punë, dhe atëherë është e lejuar që njëri prej tyre të mungojë.

Filipçe, dërgoi apel deri te qytetarët që të informohen çdo ditë për gjendjen me virusin korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button