Greqia konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi

Greqia të enjten konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Viktima i moshës 66-vjeçare ishte shtruar në spital dhe kishte gjendje të përkeqësuar shëndetësore, raportoi e përditshmja greke “Ekathimerini”.

Numri i rasteve të prekur nga koronavirusi në Greqi u rrit në 99 të mërkurën pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli “pandemi globale”.

Më shumë se 4600 njerëz kanë vdekur nga virusi, me mbi 125,000 raste të konfirmuara në 114 vende, sipas OBSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button