RMV, shkarkojeni këtë aplikacion dhe informohuni saktë për mbrojtje nga koronavirusi

Aplikacioni “AirCare” dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke bashkëpunuar me qëllim që qytetarët t’i mbrojnë dhe t’i informojnë me lajme të sakta lidhur me situatën e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Shkarkojeni versionin më të ri të AirCare nga Google Play dhe App Store dhe sigurohu se në menynë e ke të aktivizuar opsionin për njoftim. Të gjitha të rejat do t’i keni në pjesën “Lajme”. Falënderim të madh deri te AjriIm/AirCare për mbështetjen që na jep në këto momente në menaxhimin dhe informimin e qytetarëve për mbrojtje nga KOVIC-19 (koronavirusi)”, shkruajti ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Për ta shkarkuar aplikacionin ndiqi këto linqe:

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje informoi se përpos 7 pacientëve infektuar, edhe dy të tjerë kanë rezultuar të infektuar.

Ministri sqaroi se të punësuarit në shëndetësi, armatë, polici dhe në njësitë e zjarrfikësve nuk mundet të mungojnë nga puna, përveç nëse të dy prindërit nuk janë në punë, dhe atëherë është e lejuar që njëri prej tyre të mungojë.

Filipçe, dërgoi apel deri te qytetarët që të informohen çdo ditë për gjendjen me virusin korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button