Todorov, megjithatë, i ftoi mjekët në negociata

Greva e mjekëve fitoi rezultatet e para pasi ministri Shëndetësisë, Nikolla Todorv, dërgoi ftesë personale deri te përfaqësuesit e këshillit grevist që të ulen përsëri në tryezën negocuese dhe të bisedojnë për ndryshimet e mundshme të projektit pagesë sipas suksesit, jozyrtarisht mësohet se mjekët edhe sot gjatë pauzës gjysmëorëshe dolen jashtë ordinancave të tyre që të protestojnë kundër reformave në Ministri.

Pas 34 ditë grevë, u përmbush njëra nga kërkesat e mjekëve, që të dëgjohen dhe të shihen, kundrejt sjelles së deritanishme injoruese të ministrit i cili pohonte se nuk zotohet të negocojë me ta si sindikatë joreprezentative. Lidhur me përmbushjen e kërkesave tjera, si ndryshim i modelit dhe kthimit të rrogave të deritanishme, mjekët janë pessimist. Nuk kanë shpresa të mëdha në negociatat dhe konsiderojnë se është vështirë të arrihet marrëveshje, veçmas për shkak se janë kategorik në qëndrimn që të hiqet nga modeli ai segment i cili i cakton edhe zvogëlimin e rrogave, ndërsa ministri është decid në vendosjen e modelit si sistem të gjobitjes dhe shpërblimit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button