Sela i pari në 6-she, Gashi te 2-shi, nesër pritet plotësimi i listave

Ziadin Sela, lideri i Aleancës për shqiptarë sot përkundër asaj se nuk arriti të finalizon listat e kandidatëve për deputet, ai konfirmoi se bartës liste në dy njësi zgjedhore do të jetë ai dhe partneri i koalicionit, Afrim Gashi, transmeton Portalb.mk.

“Unë do të jem bartësi i listës së kandidatëve në njësinë e gjashtë zgjedhore, ndërsa partneri ynë Afrim Gashi në njësinë e dytë zgjedhore”, deklaroi Sela.

Në Konventën e partisë sot në Gostivar u vendos që ai të përpilon listën përfundimtare e  kandidatëve për deputet.

“Vendimin përfundimtar do ta marrim nesër”, deklaroi Sela.

Partitë e koalicionit, ASH-AAA kanë vendosur që në Njësinë 1 si bartës liste të jetë propozimi i AAA-së. Bartës në këtë njësi pritet të jetë Skender Rexhepi-Zejdi, i cili është sekretar gjeneral i Alternativës, dhe një nga themeluesit e saj.

Zyrtarisht deri më tani listat për deputet i kanë dorëzuar vetëm tre parti, Partia punëtore, Unioni demokratik qytetar dhe Votë për Maqedoninë. Propozimet mund të dorëzohen në KSHZ deri nesër në mesnatë, kur mbaron edhe afati për dorëzim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button