MPB: Dënim për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme për virusin korona në rrjetet sociale

Ministria e punëve të brendshme (MPB) paralajmëroi qytetarët që të mos shpërndajnë në rrjetet sociale lajmë të rrejshme e tendencioze në lidhje me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij paralajmërimi është të mos shpërndahen panik te qytetarët, prandaj planifikohen edhe sanksione.

“MPB-ja i paralajmëroi qytetarët-shfrytëzuesit e rrjeteve sociale që të mos shpërndajnë lajme të pakonfirmuara, gjegjësisht të rrejshme rreth virusit Kovid-19, me të cilët shfaqet shqetësim dhe panik ndërmjet qytetarëve”, deklarojnë nga MPB.

MPB paralajmëroi se nuk do të ketë kompromis me lajmet e rrejshme.

“Keqpërdorimet e tilla do të dënohen me ligj, sepse në atë mënyrë do të shqetësohen qytetarët dhe krijohen panik e panevojshme”, paralajmërojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button