Antikorrupsioni: Ligje të dykuptimta dhe të pasakta lënë hapësirë të gjerë për sjellje korruptive

Dispozita ligjore me formulim të dobët, ligje të shkruara në gjuhë të pakuptueshme ose me teknikë jokoherente juridike, dispozita të pasakta dhe të paqarta mundësojnë që ligjet të interpretohet ndryshe dhe lënë mundësi të gjerë për sjellje korruptive në aplikimin e tyre, thekson Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KShPK), transmeton Meta.mk.

Një nga kompetencat e Komisionit për antikorrupsion është kontrollim I të gjitha propozim-ligjeve, por edhe të ligjeve prioritare në fuqi. Analiza preliminare e legjislacionit për punësim në sektorin publik, e publikuar në tetor, në 19 ligje ka konstatuar 46 mundësi për sjellje korruptive. Me shpalljen e zgjedhjeve, KShPK paralajmëroi për moskonsistencën ligjore për punësime “urgjente dhe të paprolongueshme” punësime në periudhën parazgjedhore, “vrimë” e cila mundëson punësime masive në sektorin publik para zgjedhjeve.

“Rreziqet e gjejnë rrugën në dispozitat dhe mund të krijohen nëpërmjet tekstit të dobët ligjore ose me të menduarit të pjesshëm çka ligji në mënyrë plotësuese mund të bëjë për parandalim të korrupsionit. Ligji mund të jetë shumë i qartë dhe pa ekuivoke, megjithatë të tregojë mungesë të mekanizmave parandalues. Mungesa e mekanizmave parandalues jep mundësi për shkelje të rregullores me rrezik më të vogël për përgjegjësi, për shkak të mungesës së plotë të sanksioneve ose sanksioneve të detektuara joefikase dhe të dobëta”, thonë në KShPK, metodologjia e të cilës për kontrollim të ligjeve ka listë me 14 rreziqe.

Ndër ato janë dykuptimësia e dispozitave, autorizimet diskrete, spektri i pasaktësuar, mungesë e mekanizmave parandalues, kompetenca që bien ndesh, procedura të pa përkufizuara plotësisht, faza ose afate të papërkufizuara, sanksione ose mekanizma kontrollues të paparaparë…

Qëllimi kryesor në kontrollimin janë ligjet nga fushat juridike dhe sektorët të cilët zakonisht janë të ekspozuara ndaj korrupsionit, si dhënie subvencionesh ose favorizime financiare, lëshim të licencave dhe lejesh, punësime në sektorin publik, arkëtim të kompensimeve…

Pas kontrollimit, KShPK-ja parashtron raport në ministrinë përkatëse, e cila është e detyruar “ta merr parasysh mendimin me rekomandimet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button