Qeveria e Kosovës vendosi për ndërprerjen e mësimit deri më 27 mars

KOHA merr vesh se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të jenë pesë pika diskutimi, e ndër to do të jetë “Ndërprerja e mësimit edukativo-arsimor të institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020”.

Masat tjera janë:
2. Pezllimi i linjave ajrore dhe tokësore me risk të lartë dhe mesëm,
3. Kontroll i obliguar i udhëtarëve në të gjitha hyrje-daljet e Kosovës,
4. Vetkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë në Kosovë nga zonat epidemike,
5. Aktivitetet publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si ngjarjet sportive,
6. Ndalohet veprimtaria e restoranteve, pishinave, palestrave pas orës 23:00.
7.  Të gjitha institucionet qeveritare publike dhe private detyrohen të marrin masa të përforcuara higjenike,
8. Kompanitë private dhe publike të transportit duhet të dezinfektojnë mjetet transportuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button