Deri më vitin 2040 do të na nevojiten 1,5 miliardë euro për efikasitet energjetik të ndërtesave (infograf)

Maqedonisë do t’i nevojiten minimum 1,5 miliardë euro deri në vitin 2040 për të rehabilituar objektet banesore, komerciale dhe publike për zbatimin e masave për efikasitet energjetik, sugjeron “Strategjia me e re për zhvillim të energjetikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2040”.

Në Strategji janë paraqitur tre skenarë për periudhën deri më vitin 2040 – në mënyrë referente, tranzitim i matur dhe gjelbër, kurse bashkë me ato edhe mjetet që do të jenë të domosdoshme për zëvendësim të dritareve, dyerve dhe kulmeve, aplikimin e fasadave të reja dhe për intervenime dhe masa tjera për arritje të kursimeve në harxhimin e energjisë në objektet tashmë të ndërtuara nëpër tërë vendin, transmeton Meta.mk.

Skenari referues parasheh që në dy dekadat e ardhshme për rehabilitim të objekteve ekzistuese të ndahen 1 miliardë e 576 milionë euro, derisa skenari për tranzitim të matur parasheh që për këtë dedikim të ndahen 1 miliardë e 726 milionë euro. Më së shumti mjete për rehabilitim energjetik të objekteve janë paraparë me skenarin e gjelbër, sipas të cilit, deri në vitin 2040 do të duhet të ndahen deri 2 miliardë e 558 milionë euro –më së shumti për sanim të ndërtesave banesore nëpër komunat e Maqedonisë.

Nga Ministria e ekonomisë për “Meta.mk” thonë që me Ligjin e ri për efikasitet energjetik është krijuar bazë juridike për miratim të Strategjisë nacionale për rinovim të fasadave në periudhën që vijon. Me përdorimin e metodologjisë TABULA, në këtë moment po hartohet tipologji e ndërtesave të sektorit rezidencial nëpërmjet grumbullimit të të dhënave për ato, për të përcaktuar pasqyrë të plotë të gjendjes reale.

– Tipologjia për ndërtesat do të paraqet bazë fillestare për përpunim të Strategjisë për rehabilitim të ndërtesave për banim, ndërtesave publike dhe komerciale që në pajtim me Ligjin për efikasitet energjetik është paraparë të miratohet më së shumti në afat prej dy vitesh nga hyrja e Ligjit, në fuqi – theksojnë nga Ministria e ekonomisë.

Sidoqoftë, dilema më e madhe që e pret shtetin është sigurimi i mjeteve për aplikim të masave për efikasitet energjetik në objektet ekzistuese. Në rrjedhë janë përgatitja për fillim të Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, me të cilin nëpërmjet huasë nga Banka Botërore në lartësi prej 25milionë euro do të reduktohet harxhimi i energjisë në këto objekte. Burime tjera të financimit tek do të kërkohen nga ana e shtetit, ndërkaq më tepër kohë do të nevojitet dhe për formimin e Fondit nacional për efikasitet energjetik.

Nga Ministria e ekonomisë theksojnë që rregullorja ligjore për themelim të Fondit për efikasitet energjetik do të duhet të përpunohet dhe të miratohet përafërsisht për një vit pas fillimit të Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, kurse Fondi nacional do të jetë operacional në afat prej dy vitesh pas fillimit të aktiviteteve të projektit për zbatim të masave për efikasitet energjetik në sektorin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button