Aksidenti i merr jetën një 47 vjeçarit nga Velesi

Një 47 vjeçar nga Velesi ka vdekur në vend, pasi ka humbë kontrollin mbi automjetin i cili më pas ka rënë poshtë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 natën e kaluar në autostradën Veles-Shkup pas pagesës rrugore.

Sipas policisë, shoferi humbi kontrollin e automjetit furgon mallrash “Opel Corsa”, me targa të Shkupit,i cili ka goditur gardhin e sigurisë, duke e thyer atë dhe ka rënë nga ura në boshllëk.

Policia thotë se kjo  ka ndodhur për shkak  motit, rruga ka qenë e rrëshqitshme  apo nga shpejtësisë të pa përshtatshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button