Në Grupin Balfin në vendin tonë, gratë kanë mundësi të barabarta karriere me burrat

Ky është tekst i paguar reklamues

Sikurse ka thënë Ruth Bader Ginsburg: “Gratë i përkasin të gjitha vendeve ku merren vendimet dhe kjo nuk duhet të përbëjë ndonjë përjashtim të rrallë”.

Banka Botërore në raportin e saj për barazinë gjinore kur i referohet Shqipërisë dhe vendeve të Evropës Juglindore nënvizon progresin e shënuar në zvogëlimin e hendekut gjinor, ku pothuaj është arritur barazi e plotë në fushën e arsimit dhe shëndetësisë. Gjithashtu raporti vlerëson përfaqësimin e grave në politikë dhe në shërbimin. Megjithatë Banka Botërore vëren se gratë hasin më shumë pengesa se burrat, veçanërisht në ndërtimin e një karriere të suksesshme. Sipas këtij raporti, nëse barazia gjinore do të realizohej edhe në tregun e punës prodhimi i brendshëm bruto do të rritej deri në 20% duke i dhënë një hov ekonomisë.

Grupi Balfin përfaqëson një nga aktorët më të rëndësishëm të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor, tashmë edhe në tregun e Bashkimit Evropian. Grupi Balfin ka vendosur standarde të larta në segmentet e ekonomisë ku operon por ka edhe një kontribut të rëndësishëm në krijimin e vlerave dhe mbështetjen e shoqërive ku është i pranishëm. Një kontribut i pamohueshëm i Grupit Balfin është promovimi i rolit të gruas në tregun e punës duke krijuar të gjitha hapësirat që të zhvillojë një karrierë të suksesshme dhe të arrijë deri në nivelet më të larta drejtuese të grupit dhe shoqërive.

Grupin Bafin është një nga kontribuesit kryesor të barazisë gjinore në tregjet ku operon dhe një hapsirë ku të gjithë gëzojnë të drejta të barabarta për të zhvilluar një karrierë të suksesshme pavarësisht gjinisë. Vetë Grupi drejtohet nga një grua (Edlira Muka, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit që nga viti 2016) dhe mbi 48% e drejtuesve të lartë në tërësi janë gra. Ndërkohë, që në nivel Grupi, duke përfshirë të gjitha shoqëritë, rreth 55% e të punësuarve janë gra.

Gjatë vitit 2019, në të gjitha shoqëritë pjesë e Grupit Balfin janë punësuar më shumë gra sesa burra, konkrertisht janë punësuar rreth 860 gra. Gjithashtu, kanë patur mundësinë që ta zhvillojnë më tej karrierën e tyre më shumë se 290 gra të cilat janë promovuar në pozicione më të larta.

Njihuni me 12 nga gratë që i japin forcë Grupit Balfin.

Aneta Mitreva Blazhev

Aneta Mitreva Blazhev, është Menaxhere e një prej dyqaneve të Neptun në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka thuajse 11 vjet që punon për Neptun në Maqedoninë e Veriut dhe në nëntor të vitit 2014 u emërua si Menaxhere e Dyqanit, pozicion të cilin e mban edhe sot.

“Është një privilegj të jesh pjesë e një grupi rajonal dhe ndërkombëtar që punon në vende të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një mundësi për të mësuar dhe përmirësuar vazhdimisht cilësitë e mia. Puna ka momente suksesesh por edhe vështirësish.

Përballë këtyre të fundit, mënyra më e mirë për t’i zgjidhur është duke ruajtur qetësinë dhe duke u menduar mirë përpara se të merret një vendim. Sipas meje, anëtarët e ekipit duhet të kenë besim në aftësitë e tyre, të ndihen të plotësuar dhe të kënaqur me punën që po bëjnë, si dhe të kenë respekt dhe besim të ndërsjelltë në mënyrë që të jenë më të mirët si ekip.”

Enxhi Saliasi është koordinatore e projekteve pranë presidentit të Grupit Balfin. Ajo tashmë ka një përvojë 3 vjeçare brenda Grupit.

Enxhi Saliasi

“Pavarësisht eksperiencave në punë të përkohshme gjatë kohës së studimeve, përballja e vërtetë me tregun e punës nisi pikërisht në Grupin Balfin 3 vite e gjysmë më parë. Eksperienca ime nisi fillimisht në SPAR, në departamentin e marketingut.

Tashmë pas një periudhe 3 vjeçare si pjesë e kabinetit të Presidentit të Grupit, mund të them se kam patur fatin të shoh dhe të njoh një pjesë të mire të biznesit të të gjithë grupit, duke i parë nga një këndvështrim tjetër si strategjitë e implementuara po ashtu edhe operacionet e përditshme.

Grupi njihet për trajtimin e punonjësve dhe fokusin e madh për rritjen e tyre duke i promovuar kohë pas kohë aty ku ata performojnë, por gjithashtu edhe duke u dhënë sfidat e të provuarit të një profesioni të ri me veçori dhe dinamikë tërësisht të ndryshme.”

Elda Hysenbelli është Drejtore Ekzekutive e Fashion Group Albania, shoqërisë që përfshin marka si Mango, Springfield, Cortefiel, Prenatal, Okaidi, Geox, Women’secret, Parfois, Carpisa dhe Goldenpoint. Pas përfundimit të studimeve në Itali, ajo vendosi të kthej në Shqipëri.

Elda Hysenbelli

“Në fillim ishte shumë e veshtirë që të përshtatesha me ambinetin e biznesit në vend.

Kishte një dallim të madh mes asaj që kisha studiuar dhe asaj që zbatohej në Shqipëri. Ishte pikerisht në momentin  kur isha ne dilemë për kthimin tim ne Shqipëri, kur u prezantova me Grupin Balfin. Puna si Analiste Biznesi dhe me tej përfshirja në “Merger and Acquisitions” këto 7 vitet e fundit ka qenë një eksperiencë e veçantë.

Të punosh në grupin Balfin do të thote të kontribuosh edhe ti në realizimin e projektve të rëndesishme në vendin tone por edhe në rajon.

Duke marre pjese ne takime dhe mbledhje me organet me te larta vendimarrese te Grupit ke mundesine te njihesh me disa prej profesionistëve më të mirë në vend prej të cilëve kam mësuar shume por edhe jam frymëzuar.”

Odeta Goga, është Menaxhere e Financës pranë Balfin shpk. Ajo e ka nisur rrugëtimin si pjesë e Grupit në vitin 2005, kur si një studente e sapodiplomuar në Fakultetin e Ekonomisë iu dha mundësia të angazhohej pranë departamentit të Financës në shoqërinë Neptun.

Në vitin 2010 ajo iu bashkua ekipit të parë të njësisë së Auditit të Brendshëm dhe prej majit 2019, ju bashkua Departamentit te Finances së Balfin.

Odeta Goga

“Sot 12 vite më pas, brenda të njëjtit Grup, nuk do të ndryshoja asgjë nga zgjedhja ime e parë pasi brenda Balfin jam rritur profesionalisht.

Një nga politikat më interesante të grupit për të punësuarit ka qenë ai i trajnimeve të vazhdueshme duke shërbyer si një “përditësim” për të përballuar sfidat që sjell evoluimi i proceseve të punës.

“Talent Pool” ka qenë një ndër më të veçantët pasi më ka ofruar mundësinë që të zhvilloj njohuritë e mira më tej, të përmirësoj performencën time si punonjëse, të kem një qasje të re për punën në grup dhe rezultatet e pritshme të saj.”

Juljana Përgega

Juljana Përgega, është Drejtuese e Departamentit të Prokurimeve dhe Logjistikës pranë shoqërinë Mane TCI. Ajo ka katër vite në Grupin Balfin dhe brenda kësaj periudhe ka patur dy ngritje në detyrë.

Juljana e sheh përgjegjshmërinë, përkushtimin dhe përshtatjen në një mjedis biznesi që ndryshon shpejt, si cilësitë kryesore të nevojshme për të ngjitur shkallët e karrierës.

“Çdo menaxher vendos vetë një etikë pune dhe një sërë vlerash për shoqërinë dhe vendosja e shembullit të duhur ka një efekt domethënës në mentalitetin e grupit, si në cilësi analizimi dhe në shpejtësi informacioni. Besoj se Balfin Grup është një shembull për t’u ndjekur pasi ka vendosur standarde të larta në të gjitha shoqëritë që janë pjesë e grupit.

Dhe kjo vlen edhe për promovimin e gruas në rolet drejtuese.” deklaroi Juljana.

Anila Xhepa

Anila Xhepa është inxhinierja e parë e Mane TCI grua në resortin Green Coast në Palasë, e cila hapi rrugën edhe për inxhinieret e tjera.

“Sektori i ndërtimit është dominuar historikisht nga burrat dhe të punosh ne një grup vetëm me burra në dukje paraqitet e vështirë. Unë kam patur dhe kam fatin që punoj me kolegë profesionistë nga më të mirët dhe kjo ma ka bërë shumë të lehtë përshtatjen.

Besoj se ka pasur edhe dyshues në fillim por që pasioni dhe përkushtimi për punën të bën ta përballosh me sukses. Duke qenë e vetmja grua në kantier jam ndjerë shumë e vlerësuar jo vetëm nga kolegët aty por edhe jashtë. Kjo ndjesi e mirë lidhet dhe me filozofinë e Grupit Balfin ku punonjësi është aset i vyer, në veçanti gruaja.”

Alma Durakoviç

Alma Durakoviç është Menaxhere Operacionale e Jumbo në Bosnje dhe Hercegovinë.

2019 ka qenë një vit shumë i sukseshëm për Almën dhe kolegët e saj, që kulmoi me hapjen e dy dyqaneve të reja në Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo punon për Jumbo që prej vitit 2017, kur u hap edhe dyqani i parë.

“Unë besoj se këmbëngulja dhe dëshira e fortë për të përmbushur të gjitha sfidat e reja është arma më e fortë që të bën të ecësh përpara. Përmirësimi i vazhdueshëm i njohurive tona dhe përmirësimi i vazhdueshëm, kërkimi dhe dëshira për të mësuar më shumë, por edhe përdorimi i përvojës së fituar na ndihmon të zgjerojmë këndvështrimin tonë, edhe kur hasim ndonjë problem. Mendoj se motivimi më i mirë për çdo punonjës është kur drejtuesi i ekipit i udhëheq ata me shembullin e etikës, efikasitetit, komunikimit, qasjes ndaj punës dhe kur e tregon knëaqësinë për rezultatet e arritura me ta, kur vlerësoni punën e tyre. Është bukur kur nxjerr në pah individin por edhe grupin dhe t’i motivosh bashkarisht që të jenë edhe më efikasë.”

Ardjana Çekrezi

Ardjana Çekrezi, është Koordinatore Marketingu pranë shoqërisë Neptun. Ajo ka 10 vite që punon për shoqërinë dhe banon në Durrës. Pas tërmetit të nëntorit 2019, edhe pse e tronditur nga humbja e shtepisë se saj, Ardjana ka treguar një devotshmëri të jashtzakonshmë në punë.

“Mëngjesi i 26 nëntorit për familjen time krahas shumë familjeve të tjera në vend ndryshoi tërësisht mënyrën tonë të jetesës.

U gjendëm në rrugë të frikësuar për jetën dhe pa një vend ku të shkonim. Ky ishte momenti kur kuptova sa të pa rëndësishëm jemi para universit.

Rikthimi në punë përforcoi vendimarrjen time, mbështetja dhe solidarizimi i kolegëve në Neptun dhe Grupin Balfin më dhanë forcë për të ecur përpara. Neptun duhet të ishte gati për t’i servirur klientëve tanë atë çfarë ata prisnin nga ne çdo vit.

Duhet të jepja më të mirën time duke mos harruar çfarë ndodhi por për të gjetur forcën për të ecur përpara”.

Learta Kusari

Learta Kusari është Menaxhere e Burimeve Njerëzore pranë Jumbo Kosova. Ajo ka qenë që kur Jumbo hodhi hapat e parë në Kosovë me hapjen e dyqanit të parë.

“Kur u bëra pjesë e Grupit Balfin, Jumbo operonte vetëm me një dyqan në Kosovë dhe brenda tre muajve të parë u hapën edhe dy të tjera. Fillimi ka qenë intensiv dhe dinamik, pasi nëpërmjet filtrit të rekrutimit kanë kaluar mbi 2000 kandidatë të mundshëm.

Në Kosovë, deri më tani, Jumbo numëron gjithsej 6 dyqane. Edhe pse në shumicën e sektorëve e sektorëve në Kosovë janë meshkujt ata që mbizotërojnë, përkundrazi te Jumbo Kosova ndodh e kundërta.

Te ne 73% e punonjësve janë femra, madje edhe në nivelet drejtuese të shoëqrisë, 70% e tyre janë po femra. Ky është tregues i një kulture perëndimore, që vetë Grupi Balfin na e ka ushqyer prej vitesh.”

Kristina Meshkurt

Kristina Meshkurti, është Menaxhere e dyqanit të Neptun në Durrës. Gjatë ngjarjeve tragjike të tërmetit të 26 nëntorit 2019, Kristina ka luajtur një rol shumë të rëndesishëm në mbarëvajtjen e punes në dyqan dhe ka dhënë një mbështetje të admiruesheme emocionale te skuadra se saj.

“Që nga momenti i tërmetit e deri më sot, unë dhe një pjesë e stafit nuk qendrojmë në shtepitë tona, pasi banesat janë shpalluar të pabanueshme. Kjo ka qenë pjesë goxha e vështirë në jetën time.

Kjo do ishte e pamundur pa mbështetjen e familjes dhe të stafit, të cilët u gjendën pranë në momentet e vështira.

Lidhja e ngushtë që unë dhe stafi kemi krijuar me Neptunin, përgjegjshmëria dhe përkushtimi që ndjejmë ndaj shoqërisë bënë që të mposhtnim tronditjen emocionale të shkatoi tërmeti dhe ta kthenim atë në forcë, duke punuar në të njëjtat nivele si dyqanet e tjera.”

Ina Cenolli

Ina Cenolli është Merchandise & Event Specialist Acrem, shoqërisë që menaxhon dy qendrat më të mëdha tregtare në Shqipëri, TEG dhe QTU. Ajo është punonjëse e re në Grupin Balfin, por është përshtatur mirë brenda një kohe të shkurtër.

“ Gjatë punëve të mia të mëparshme më kishte rënë rasti të komunikoja dhe bashkëpunoja me një pjesë të mirë të shoqërive të Grupit Balfin, ndaj njihja një pjesë të strukturës se grupit.

Gjithashtu isha njohur dhe me politikat sociale që shoqëria ka dhe komoditetit që kishin punonjësit e saj. Në momentin që u përzgjodha për të qenë pjesë e stafit të Acrem u gëzova shumë.

Tashmë që kam disa kohë brenda kësaj shoqërie mund të them se kam gjetur një ambjent të përshtatshëm për të punuar, staf miqësor dhe shumë arsye të tjera për të qenë e sigurtë dhe për tu investuar në periudhën afatgjatë në Acrem dhe Grupin Balfin.”

Albana Alla

Albana Alla është Inxhiniere për Cilësinë pranë minierës së kromit të AlbChrome në Bulqizë.

Nga përvoja e saj 24-vjeçare, 13 vite punë ajo i ka pikërisht në këtë minierë.

Albana e konsideron si një privilegj faktin që është punonjëse e minierës më të madhe në Shqipëri.

“Edhe pse është një industri që kryesisht i përket gjinisë mashkullore unë jam ndjerë shumë mirë dhe e lumtur me atë çfarë kam arritur.

Bashkëpunimi dhe komunikimi korrekt me të gjitha strukturat dhe departamentet e minierës, ka qenë motivi dhe forca jonë për të arritur rezultate të larta. Investimi më i madh i dekadës së fundit por edhe më gjerë se kaq për minierën, ishte hapja e thellësisë me anë të Pusit nr. 9 që do të sigurojë vendet e punës.

Në këtë investim të AlbChrome dhe Grupit Balfin ka kontribuar i gjithë stafi i minieres dhe unë si pjesë e këtij stafi sot jam shumë e lumtur nga ky investim kolosal që ja zgjat jetëgjatësinë minierës me të paktën 25 vite.”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button