Thirrja e Bashës: Të sigurohen pajisjet për stafet mjekësore, nuk mjafton fondi i vënë në dispozicion

Në një dalje për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje për sigurimin me pajisje për stafet mjekësore, transmeton OraNews.

Basha ka shtuar se duhet të bërë e mundur blerja e pajisjeve të evoluara që shkurtojnë analizën për pacientët e dyshuar si të infektuar.

Basha po ashtu tha se fondi i vënë në dispozicion nuk është i mjaftueshëm, prandaj, sipas tij, nuk duhet të fshihet pas propagandës.

Basha: Të sigurohen pajisjet për stafet mjekësore. Nëse nuk mbrojmë mjekët që janë vija e parë e kësaj situate, atëherë si mund të kujdesemi për qytetarët. Është tashmë e mundshme pajisje që e shkurtojnë analizë në 40-45 minuta. I bëj thirrje që të merren pajisjet që e zbulojnë këtë virus dhe testimin efektiv. Aparaturat e evoluara në këto 2-3 muaj kohë janë sot në treg dhe janë i bindur se me fondet e mjaftueshme edhe Shqipëria mund të përfitojë nga to. Kjo është thirrja kryesore që kam për autoritet. Nuk mjafton fondi i vënë në dispozicion, nuk mund te fshihet pamundësia për të përballuar gjendjen në vend vetëm pas akteve të vetëndërgjegjësimit dhe propagandës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button