fbpx

Buxheti, pa mbaruar projektet e vjetra, kërkojnë para për të rejat

Cilat projekte dhe sa para planifikohen në Buxhetin e ri për vitin 2013? A janë projektet e njëjta objektiv i premtimeve të ndryshme në secilin vit të ri buxhetor? Në Kuvend në rrjedhë është debati i komisionit për amandamente të opozitës me të cilën bëhet orvatje që të ndikohet mbi shpenzimet e parave popullore deri vitin e ardhshëm. Me një pjesë të madhe të amendamenteve, opozita do të kujtojë pushtetin për projektet e premtuara të parealizuara, veçmas ato në nivel lokal.

“Ku janë 25 për qind e parave për investimet kapitale për të cilat BDI-ja qeverisëse ka thënë se do të investohen në komunat dhe rajonet shqiptare”, pyet deputeti Izet Zeqiri, shkruajtësi i pjesës më të madhe të amendamenteve.
Sipas Zeqirit projektet e njëjta pasqyrohen edhe në buxhetin për vitin 2013.

“Qeveria ka rritur shpenzimet buxhetore prej 2.5 për qind në 3.5 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Bëhet fjalë për deficit buxhetor prej 250 milionë euro dhe ne kemi të drejtë të kërkojmë raport dhe të dimë ku shpenzohen këto para”, thekson Zeqiri.

Portalb analizon cilat projekte kanë qenë të planifikuara që të realizohen sivjet dhe me sa para, e cilat prej tyre do të duhet të presin ditë më të mira për t’u realizuar.

Projekti: Ndërtimi i rrugëve
Rehabilitimi i planifikuar dhe ndërtimi i rrugëve rajonale dhe lokale me ndihmë financiare të Bankës Botërore dhe të Bankës Investuese Evropiane.  Bëhet fjalë për 4 rrugë rajonale: Strugë – Dibër, Radovish – Konçe, Kavadar – Mushov Grob dhe Angelci – Velusa. Planifikohen punë ndërtimore në disa rrugë mes të cilave Kërçovë – Dibër, përmes vendit Izvor, Kumanovë – Likovë – Haraçinë, Tetovë – Jazhincë dhe Opajë – Bellanovc – Stançiq.

Financimi: 
Këto projekte të rëndësishme infrastrukturore nuk arritën në tërësi të realizohen as vit të 2012-ës. Qeveria në skenarin optimist, para shkurtimit të arkës shtetërore, për këto projekte planifikonte 78.6 milionë euro, me rebalancin e parave ato u shkurtuan në 62.8 milionë euro. Edhe këto projekte duhet të presin ditë më të mira deri vitin e ardhshëm për kur planifikohen 76 milionë euro.

Projekti: Hidrosistem
Hidrosistemi Raven – Reçicë duhet të mundësojë ujitjen e sipërfaqeve pjellore në rajonin e Pollogut. Janë planifikuar ndërtime në lumin e Vardarir afër fshatit Raven dhe në rrugën e sipërme deri në Gostivar.

Ndërtimi i pendës në lumin e Sllupçanit dhe përçuesit deri te akumulimi i Likovës. Me këtë hap duhet të përfshihen intervenime dhe përçues me çka do të mundësohet sigurimi i sasisë së ujit në sistemin e përgjithshëm Glazhnjë – Likovë për furnizim me ujë të popullatës në komunat e Likovës dhe Kumanovës.

Financimi:
Me buxhetin e projektuar fillestar  për këtë vit për realizimin e këtyre projekteve janë planifikuar 325 mijë euro. Por projektet vështirë e mbijetuan rebanacin me të cilin paratë u zvogëluan në vetëm 194 mijë euro. Por ky projekt, që do të thotë përmbushjen e një prej kushteve më elementare për jetë, ujin, nuk parashihet në buxhetin në vitin 2013 ndonëse në buxhetin për vitin 2012 u planifikuan 568 mijë euro. Me projektimin buxhetor për vitin e ardhshëm, ndërtimi i hidrosistemit – është anuluar për në vitin 2014.

Projekti: Qendra e diagnostifikimit – Tetovë
Ndërtimi i Qendrës së diagnostifikimit pranë spitalit klinik në Tetovë. Ky projekt duhet të sigurojë përmirësimin e gjendjes shëndetësore të qytetarëve të këtij rajoni por edhe të përmirësohet shërbimi shëndetësor.

Financimi: 
Me buxhetin e projektuar fillestar për këtë projekt u planifikuan 487 mijë euro, megjithatë kjo shumë me shkurtimet e bëra të arkës buxhetore u zvogëlua në 325 mijë euro. Me buxhetin për vitin 2013 për Qendrën e diagnostifikimin në Tetovë janë planifikuar 649 mijë euro.

Projekti: Zhvillim i barabartë rajonal
Pikërisht ky projekt i Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale, ndërsa i financuar drejtpërdrejt nga paratë e popullit nummërohet në grupin e projekteve që janë strategjike për mbijetesën e rajonave më të varfëra rurale. Nga vlera e përgjithshme e projektit Zhvillimi i barabartë rajonal, 70 për qind e parave duhet të investohen në rajonet malore, 20 për qind për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore dhe 10 për qind të parave për zhvillim të fshatrave.

Financimi: 
Pikërisht ky projekt mbijetoi “fiasko” me rebalancin e sivjemë të buxhetit. Nga 1.7 milionë eurot e planifikuara, ato janë shkurtuar në vetëm 470 mijë euro apo për katër herë më pak. 
Zhvillimi rajonal si duket do të jetë njëra nga premtimet “e reja – të vjetra” të pushtetit edhe për vitin e ardhshëm. Në vitin 2013 për këtë projekt janë planifikuar 811 mijë euro, ndërsa në vitin 2014 sipas planit do të shpenzoheshin 873 mijë euro.

Pikërisht opinioni i ekspertëve dhe bashkësia afariste tashmë alarmoi se të gjitha këto projekte janë vendimtare për përmirësimin e standardit jetësor dhe për lehtësimin e klimës afariste. Por njëkohësisht nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore paralajmëruan edhe nismë për ndarjen e parave buxhetore sipas çelësit buxhetor.

Para do kohe për “Portalb” deklaruan se “Propozojmë që të bëhet njëfarë ndarje etnike sipas rrugës rrumbullakësuese, përmes ndryshimit të Ligjit për buxhet, ku do të përcaktohet se buxhetet e disa ministrive të caktuara të rëndësishme për bashkësitë etnike të ndahen nga buxheti qendror, siç bëhet tani me buxhetin e Avokatit të Popullit.

Në pozitë kur në atmosferë tensionuese dhe të acaruar miratohet buxheti për vitin 2013 në Kuvend, biznesmenët e bllokut shqiptar presin që partitë shqiptare, pa dallim nëse janë në pushtet apo opozitë do të arrijë të veprojnë projekte që janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik në rajonet me popullatë shqiptare.

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button