Në mungesë të juristit, BDI ofron inxhinier të makinerisë

Komisioni rregullator për energjetikë mbeti pa jurist dhe kjo është në kundërshtim me Ligjin për energjetikë. Më 25 dhjetor i kalon mandati juristit të vetëm në këtë Komision, Ruhi Bakiju dhe në vend të tij, Qeveria propozon Kushtrim Ramadanin, i cili ka studiuar për inxhinieri të makinerisë në Universitetin “Grac” në Austri dhe ka magjistruar në Institutin për turbomakineri termike në po të njëjtin universitet. Ramadani tani punon në EVN Maqedoni.

Ligji për energjetikë thotë se së paku një anëtar i Komisionit duhet të jetë ekspert për çështje juridike, si dhe një ekspert për çështje ekonomike.

Burime jozyrtare komentojnë se kandidati i partisë e cila duhet ta sigurojë kandidatin, gjegjësisht BDI në këtë rast nuk e ka arsimimin adekuat për këtë pozitë, gjegjësisht nuk është jurist por  inxhinier i makinerisë. 

Komisioni rregullator për energjetikë i cakton çmimet e benzinës, energjisë elektrike, ngrohjes dhe i sjell të gjitha aktet nënligjore në përputhshmëri me Ligjin për energjetikë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button