U shënua 18 vjetori i themelimit të USHT-së

Me akademi solemne në Qendrën e kulturës “Ilo Anteski Smok” dje u shënua 18 vjetori i themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Sipas rektorit të USHT-së, Vullnet Ameti përvjetori i themelimit të USHT-së paraqet datë të rëndësishme për studentët dhe profesorët e universitetit, por edhe për opinionin më të gjerë.

“Kremtimi i 18-të vjetorit tregon se e kemi përmbushur detyrën me arritjet shkencore dhe veprimtaritë akademike të USHT-së. U japim respekt të madh të gjithë studentëve, profesorëve dhe asistentëve që e kanë themeluar universitetin para 18 vjetëve si promotorë të mendimit të lirë dhe veprimtarisë arsimore shkencore. Në çdo kremtim të përvjetorëve, ne shënojmë tre ngjarje të rëndësishme 1994 si vit i themelimit të USHT-së, 1995 si fillim i ligjëratave dhe 2004 kur USHT-ja u legalizua. Vitin e kaluar arritëm  rezultate të rëndësishme në të gjitha fushat dhe konsideroj se e realizojmë misionin për përgatitje të kuadrove të reja profesionale për soqërinë tonë. Momentalisht në dy ciklet mësimore deri diplomatike dhe pasuniversitare në të gjitha fakultetet dhe programet tek ne arsimohen mbi 15 mijë studentë dhe rregullt dhe me korrespondencë si dhe rreth 1.000 në magjistraturë”, deklaroi Ahmeti.

Në akademinë solemne mori pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri.

“Në fillim në USHT ka pasur vetëm katër fakultete, që tani të jetë në hap me universitetet botërore lidhur me ofertën e programeve arsimore, fakulteteve apo institucioneve, edhe pse të tjerët janë formuar shumë më herët. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në periudhën e kaluar miratoi punësime të reja për nevojat e USHT-së dhe ngritjen e cilësisë  së procesit arsimor dhe arsimor-shkencor”, tha Neziri.

Në suaza  të manifestimit, rektorit të parë të  USHT-së, Fadil Sulejmani iu nda titulli “Doktor nderi i shkencave”, me ç’rast Vullnet Ameti theksoi se në këtë mënyrë mirënjohja u ndahet edhe të gjithë atyre të cilët kanë qenë pranë Sulejmanit në kohën e formimit të universitetit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button