Dy kallëzime penale nga Çulevi për Spasovskin

Dy kallëzime penale për kryeministrin Oliver Spasovski paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev. Të dyja kanë të bëjnë për periudhën kur ai ishte në krye të MPB-së. Njëra është për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare për dokumente të falsifikuar zyrtare për vendim të Qeverisë së publikuar në gazetën zyrtare, ndërsa tjetra për punë jokorrekte gjatë shpërndarjes së personave në MPB.

“Bëhet fjalë për dy kallëzime penale. Kallëzimi i parë është keqpërdorim i pozitës zyrtare nga ana e kryeministrit teknik Oliver Spasovski si kryetar i Qeverisë, me mbështetje të shërbimeve të caktuara qeveritare për falsifikim të dokumentit zyrtar. Bëhet fjalë për mbledhjen e Qeverisë në të cilën në pjesën zyrtare, për çka ekzistojnë stenograme dhe të dhëna, ishin shfuqizuar pesë vendime, megjithatë menjëherë pastaj në “Gazetën Zyrtare” doli vendim i Qeverisë i cili ishte falsifikuar se janë shfuqizuar 142 vendime. Gjatë kësaj është bërë keqpërdorim i pozitës zyrtare si kryetar i Qeverisë me falsifikimin e dokumentit zyrtar”, tha ministri Çulev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në stacionin policor në Autokomandë, Gazi Babë, njofton MIA.

Kallëzimi i dytë penal, sqaroi ka të bëjë për punën jo korrekte duke e dëmtuar Buxhetin për shkak të shpërndarjes së tre pjesëtarëve të MPB-së për të cilët, siç tha, është shkelur Ligji për Agjencinë për Siguri Kombëtare.

“Përkatësisht, ekziston vendim i Qeverisë dhe një letër nga ASK-ja se bëhet fjalë për tre pjesëtarë të MPB-së të rrezikshëm për sigurinë, ndërsa ministri i  atëhershëm Oliver Spasovski nuk iu lejua t’i shpërndajë ata sepse personat ishin me rrezik sigurie dhe kishte një vendim të Qeverisë dhe informacione nga ASK. Të njëjtët persona janë shpërndarë në fund të dhjetorit, njëri person është shpërndarë në 2 janar do të thotë vetëm një ditë para emërimit të tij si kryeministër teknik, tha Çulev

Ai shtoi se bëhet fjalë për persona për të cilët Agjencia e Sigurisë Kombëtare pas kontrolleve të kryera të sigurisë janë me rrezik të sigurisë dhe sipas Ligjit për Agjencinë për Siguri Kombëtare këto persona nuk guxojnë të shpërndahen në MPB.

“Përkundër kësaj, Qeveria në mbledhjen në të cilën kishte marrë pjesë edhe Oliver Spasovski solli vendim që ata të shpërndahen nga MSHIA-ja në institucione të tjera, megjithatë edhe krahas vendimit të Qeverisë dhe informacionit nga ASK se bëhet fjalë për persona  të rrezikshëm për sigurinë Oliver Spasovski i transferon në vendet e punës në MPB”, sqaroi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button