Virusi korona, këto vende nuk duhet t’i vizitoni (Infografik)

Në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë janë publikuar emrat e shteteve me nivel të ulët, mesëm dhe të lartë të rrezikut nga virusi korona, njofton Portalb.mk.

Sipas rekomandimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët nuk duhet të shkojnë në vendet me rrezik të lartë: Kinë, Kore të Jugut, Itali dhe Iran, por edhe duhet t’i mënjanojnë udhëtimet nga vendet me rrezik të mesëm, që kryesisht janë disa prej vendeve të BE-së, SHBA-së dhe Australisë.

Në mënyrë parandaluese prej sot janë mbyllur kopshtet, shkollat, fakultetet, konviktet e studentëve, janë ndaluar edhe ngjarjet masive.

Portalb.mk, ka përgatitur infografik me vendet me nivel rreziku të lartë dhe të mesëm.

Gjatë ditës së djeshme nuk ishin regjistruar raste të reja. Negativë ishin testet e një pacienteje 16-vjeçare e cila kishte një kontroll të vogël te drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Caca Biljanovska te e cila pardje ishte konfirmuar se është infektuar nga koronavirusi, si dhe e dy pacientëve të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button