Moti i ligë, sërish anulohen fluturime në aeroportin e Shkupit

Edhe sot moti i ligë e vështirëson punën e rregullt në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup. Gjithashtu kushtet e këqija të motit edhe sot e vështirësuan zhvillimin e  transportit hekurudhor dhe atij ndërurban.

Për shkak të mjegullës fluturimi në relacionin Shkup-Beograd i JAT i paraparë për sot në mëngjes është anuluar, ndërsa fluturoi aeroplani i Wizz Air për në Londër, tregon informatori i ueb faqes së aeroportit .

Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale të vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të shiut dhe borës në orët e mëngjesit.

Dje për shkak të motit të lig u bllokua puna në aeroportin e Shkupit ndërsa kryeministri Gruevski anuloi vizitën e tij në Kroaci. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button