Ja masat e Komunës së Tetovës për parandalimin e virusit korona

Përmes një statusi në rrjetin social Fejsbuk, nga Komuna e Tetovës informuan qytetarët për masat mbrojtëse të cilat do të ndërmerren për mbrojtjen e qytetarëve nga virusi korona. Disa nga ta janë dezinfektimi i objekteve të mbyllura, hapësirave publike, formimi i shtabit të emergjencës e kështu me radhë, njofton Portalb.mk.

Këto janë masat preventive për përhapjen e koronavirusit në territorin e Komunës së Tetovës, të cilat dolën si rezultat i takimit të sotëm të zyrtarëve të kësaj komune.

  • Ditën e premte të fillojë dezinfektimi dhe deratizimi si masë preventive në territorin e komunës së Tetovës.
  •  Gjatë ditëve në vazhdim do të fillohet me dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve publike me substancë kimike e cila nuk është e dëmshme për shëndetin e njeriut.
  •  Të formohet shtabi i emergjencës i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Qendrës për menaxhim me kriza, Qendrës për shëndet publik, NPK Tetova, Qendrës klinike si dhe Sektorit për punë të brendshme në Tetovë. Ky shtab emergjent do të koordinojë aktivitet e nevojshme për menaxhimin e situatës me përhapjen e Korona virusit.
  •  Të bëhet larja dhe dezinfektimi i rrugëve në qytet.
  •  Këshillohen qytetarët që gjatë kësaj periudhe ti evitojnë ambientet e mbyllura, qendrat tregtare, spitalet dhe kopshtet e lojërave për fëmijë.
  •  Rastet me temperaturë të lartë dhe simptomatologji tipike për këtë sëmundje duhet të mos dalin nga shtëpia dhe urgjentisht të kontaktojnë numrin e telefonit QSHP Teetovë – 075 240 464.

Ndryshe, edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje dolën me masa më të forcuara për mbrojtje nga ky virus. Pas shtatë personave të regjistruar me koronavirus, në RMV janë mbyllur kopshtet, shkollat, fakultetet, konviktet e studentëve, janë ndaluar ngjarjet masive dhe ndalimi i udhëtimit në shtetet me rrezik të lartë. Kurse sot, nga Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP), njoftuan që për shkak të koronavirusit, është ulur numri i udhëtarëve në transportin publik dhe për këtë do të ulet numri i autobusëve që qarkullojnë nëpër Shkup me qëllim që, sipas tyre, të parandalohet shpërndarja e virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button