Shkup, prej nesër nuk do të vlejnë vozitjet falas për nxënësit, studentët dhe pensionistët

Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) Shkup, për shkak të koronavirusit, është ulur numri i udhëtarëve në transportin publik dhe për këtë do të ulet numri i autobusëve që qarkullojnë nëpër Shkup me qëllim që, sipas tyre, të parandalohet shpërndarja e virusit, njofton Portalb.mk.

Orarin e ri të autobusëve mund ta gjeni në ueb-faqen e NTP-së.

Prej nesër, në 14 ditët e ardhshme nuk do të vlejnë mujoret falas për nxënësit, studentët dhe pensionistët

“Reduktimi i orarit të autobusëve do të vlejë në dy javët e ardhshme, gjegjësisht derisa zgjasin rekomandimet nga institucionet kompetente. NTP Shkup apelon deri te qytetarët për shfrytëzim racional të transportit publik, ndërkaq njëkohësisht rikujtojmë se të gjitha automjetet e NTP Shkup që prej mbi 20 ditëve janë dezinfektuar”, thuhet në kumtesë.

Çdo automjet, pavarësisht nëse është në komunikacion tërë ditën ose në ndonjë linjë të caktuar është dezinfektuar, si një ndër masat kundër koronavirusit. Automjetet janë dezinfektuar me mjete përkatëse me bazë alkooli dhe Dezintal 10%.

Përndryshe, dezinfektimi i rregullt i brendshëm i autobusëve kryhet çdo ditë përpara se të lëshohet në komunikacion, nëpërmjet kujdesit të rregullt (pastrim dhe larje) të automjeteve me mjete përkatëse ekologjike të cilat kanë cilësi dezinfektuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button