Ja fotografitë e para të Blackberry 10

Përveç informatës që RiM kah fundi i janarit mendon ta prezentojë zyrtarisht platformën e vet BlackBerry 10, deri tani nuk kishte edhe aq shumë detaje edhe për telefonat e avancuar të kësaj platforme. Por, tani rrodhën fotografitë e aparatit i cili do të duhej të jetë një nga seria L.

Burimi i fotografive është faqja vietnameze Tinhte.vn, dhe në to mund të shihet një telefon i dizajnuar bukur i “hekurosur” me vija elegante dhe të buta. Kapaku i pasëm i cili është në të njëjtën kohë edhe antenë NFC mund të hiqet, dhe nën të gjenden bateria e ndërrueshme, dhe sllotet për kartelat SIM dhe SD. Në anën e sipërme gjendet lidhja 3,5mm për kufje, tasti për ndezje/fikje, ndërsa anash ka portet micro USB dhe HDMi, si dhe kontrollet për zërin. Më shumë detaje priten në prezantimin zyrtar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button