Presidenti afgan aprovoi lirimin e të burgosurve talebanë

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani ka miratuar zyrtarisht lirimin e të burgosurve talebanë duke filluar nga kjo e shtunë në kuadër të përpjekjeve të Kabulit për fillimin e bisedime të drejtpërdrejta me grupin rebel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një dekreti të nënshkruar nga presidenti afgan, nga të burgosurit talebanë do të kërkohet të nënshkruajnë një letër me shkrim ku do të betohen se nuk do të marrin përsëri armët në dorë.

Në një postim në Twitter të martën mbrëma, zëdhënësi i presidentit Sediq Sediqqi tha se dekreti jep ‘dritën e gjelbër’ për lirimin e të burgosurve talebanë “në përputhje me kornizën e pranuar” për fillimin e bisedimeve midis qeverisë dhe grupit rebel.

Dekreti, thotë se 1.500 të burgosur do të lirohen fillimisht. Ato do të lirohen pas një procesi biometrik dhe në grupe 100 çdo ditë në një periudhë prej 15 ditësh.

“Lirimi i 1.500 talebanëve është një gjest i vullnetit të mirë ndërsa procesi do të fillojë më 14 mars në burgjet Parvan. Çdo ditë do të lirohen nga 100 të burgosur talebanë duke marrë parasysh moshën, gjendjen shëndetësore dhe kohën e mbetur të burgimit”, thuhet në dokument.

Kabuli pret që gjesti do t’i sjellë talebanët në tryezën e bisedimeve dhe gjithashtu ka paralajmëruar gatishmërinë e tij për lirimin e 3.500 të burgosurve talebanë të tjerë.

“Me fillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis qeverisë afgane dhe talebanëve, çdo dy javë do të lirohen 500 të burgosur talebanë, me kusht që të vazhdojë ulja e madhe e dhunës, derisa në lirimin e 3.500 të tjerëve”, thuhet në dekret.

Me deklaratën e 29 shkurtit, Kabuli pritet të lirojë deri në 5.000 të burgosur ndërsa talebanët duhet të lirojnë 1.000 robër në mënyrë që të fillojnë bisedimet brenda Afganistanit.

Një ditë pasi u nënshkrua marrëveshja historike në kryeqytetin e Katarit, Doha, presidenti afgan Ghani kishte sqaruar se qeveria afgane nuk kishte bërë asnjë angazhim për lirimin e propozuar të të burgosurve talebanë.

“Lirimi i të arrestuarve nuk është në fushëveprimin e SHBA-së. Vetëm qeveria afgane e ka atë autoritet”, tha ai në një konferencë për media në Kabul dhe shtoi se lidhur me këtë çështje do të vendosë Parlamenti i vendit.

Ghani njoftoi të hënën se ishte arritur një mekanizëm për lirimin e të burgosurve talebanë, pasi ai u betua si president për një mandat tjetër 5-vjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button