Macron: Ky është fillimi i epidemisë!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi të martën se Franca është “vetëm në fillim” të shpërthimit të koronavirusit të ri, që ka lënë të vdekur 25 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 1.400.

“Ne jemi vetëm në fillim të kësaj epidemie”, tha ai pas një vizite në një shërbim shëndetësor në Paris, ndërsa u kërkoi francezëve të mos frikësohen, pasi autoritetet ishin “të organizuara” përballë krizës, transmeton TCH.

Franca është vendi i dytë më i prekur nga virusi në Evropë, pas Italisë, Ministri i Kulturës në Francë, Franck Riester, dhe pesë deputetë janë ndër të infektuarit me këtë virus. Franca ka ndërmarrë masa të ashpra të kufizimeve, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Koronavirusi SARS-CoV-2 që u paraqit për herë të parë në Kinë, në dhjetor të vitit të kaluar, është përhapur në më shumë 100 vende, duke infektuar më shumë se 110,000 njerëz dhe duke vrarë mbi 4,000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button