Kështu duket mësimi online për shkak virusit korona

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka prezantuar platformën mësimore onlinë.

Në një status në Facebook, Shahini thotë se 900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 gjenden në platformën mësimore Akademi.al.

“Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu.

Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”, shkruan Shahini.

Kujtojmë që pas pezullimit të procesit mësimor si pasojë e koronavirusit, nxënësit duhet të marrin mësim nga mësuesit në mënyrë virtuale, transmeton OraNews.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button