Juventus-Lyon mund të luhej në “Air Albania”, por…

E bujshme, sfida e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League mes Juventus dhe Lyon mund të luhej në “Air Albania”, ishte ky një nga planet e klubit bardhezi për ta luajtur me tifozë këtë suprsfidë, por gjithçka ka dështuar për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në Itali dhe Shqipëri, transmeton TopChannel.

Në vendin fqinj situata është përkeqësuar ndërsa në Shqipëri janë regjistruar 6 rastet e para me virusin COVID-19.

Juventusi ishte i ndërgjegjshëm që nuk do të luante dot me tifozë ndeshjen e kthimit në Torino pas dekretit qeveritar të dy ditëve më parë. Ndaj po kërkonte një vend ku të mund të luante këtë ndeshje dhe ku tifozët e tij të mund të udhëtonin për ta ndjekur sfidën. Dy ishin hipotezat kryesore.

E para ishte Malta, në Ta Qali, ndërsa e dyta sipas: Tuttosport” ishte “Air Albania” në Tiranë, dy vende fqinje ku udhëtimi i tifozëve nuk do të ishte i largët. Pista në Maltë megjithatë ra menjëherë pasi vendi ishullor ka bllokuar hyrjen e çdo shtetasi italian në vendin e tyre si masë për mospërhapjen e infeksionit. Ndërkohë, caktimi zi “zonë e kuqe” e gjithë Italisë të hënën në darkë, bëri të pamundur lëvizjen e tifozëve jashtë saj.

Kufizimet e vendosura nga qeveria shqiptare gjithsesi e bënë edhe më të pamundur realizimin e kësaj ideje të bardhezinjve që tani me sa duket do të jenë të detyruar të luajnë ndeshjen në stadiumin e tyre, por pa praninë e tifozëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button