Maqedonia e Veriut kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Kosovën

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, vendosi sot që ndeshja e Play Off-it të Kampionatit Europian mes vendasve dhe Përfaqësueses së Kosovës, të zhvillohet pa praninë e tifozëve, transmeton SS.

Shkak është bërë natyrisht plani i masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut i ka dërguar një kërkesë UEFA-s, që të shtyhet ndeshja për në një tjetër datë.

Kjo me arsyetimin se të dy përfaqësueset kanë në gjirin e tyre lojtarë që luajnë në kampionatin italian dhe konkretisht në zonat që konsiderohen si zona e kuqe, me përhapjen më masive të virusit që po alarmon botën.

Bëhet fjalë për emra si Pandev, Elmas e Nestorovski te Maqedonia e Veriut dhe emra si Ujkani e Rrahmani te Kosova, që luajnë në kampionatin italian dhe nëse udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut për ndeshen, duhet t’i nënshtrohen karantinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button