Veseli: Qeveria Kurti e rrezikshme për interesin e përgjithshëm nacional

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se bashkë me partitë tjera opozitare kanë marrë iniciativën për të thirrur për nesër një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ai në një konferencë për media ka thënë se në këtë seancë duan të kërkojnë llogari nga Qeveria për qasjen e tyre, sipas tij, ndaj SHBA-së.

“PDK merr me shqetësim serioz paralajmërimet për Kosovën nga SHBA për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore. Kjo aleance e shenjtë si asnjëherë po vihet në rrezik”.

“Për fat të keq gjithnjë e më shumë po vërtetohet se kjo Qeveri është e rrezikshme në interesin e përgjithshëm nacional. Ky rrezik vjen nga kjo Qeveri që ka mungesë të gatishmërisë për të marrë përgjegjësi”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.

“Dëmi që po i shkakton vendit është i rëndë. Dëmi është bërë shumë i madh në relacion me SHBA dhe pozitën e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kemi vetëm këtë shtet në interes të qartë nacional. Për të parandaluar një dëm të tillë bashkë me partitë tjera opozitare ka ftuar për nesër në orën 15 një seancë e jashtëzakonshme për të kërkuar llogari nga kjo qeveri për qasjen ndaj SHBA-së. Ftoj qytetarët që ta ngrenë zërin kundërshtues nda këtij rreziku”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button