Bayern Munchen vs Chelsea do luhet me dyer të mbyllura

Ndeshja mes Bayern Munchen dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të koronavirusit, transmeton OraNews.

Asnjë tifoz nuk do të lejohet të hyjë në ‘Allianz Arena’ për ndeshjen e raundit të 16 më të mirave të mërkurën më 18 mars, me Bayern që kryeson 3-0 në ndeshjen e parë.

Sipas Bild, ky vendim vjen pasi një numër i kampionateve dhe garave të futbollit në të gjithë Evropën shpallën masa të ngjashme për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Ndeshja në shtëpi e Bayernit në Bundesliga kundër Eintracht Frankfurtit më 22 mars do të luhet gjithashtu pa tifozë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button