“Koronavirusi dhe ekonomia në RMV”, Bexheti: Paniku është psikologjik, ekonomia e shtetit stabile

Në qoftë se një shtet ekonomikisht i fortë si Kina përballet me sfida konkrete, natyrisht që të njëjtat do t’i vuajë edhe pjesa tjetër e botës. Deri në këto momente, në RMV paniku është më shumë psikologjik sesa real dhe nuk ka hapësirë për frikë për ngecje ekonomike. Është ky një nga konkluzat në debatin për ndikimin e virusit Korona në ekonominë e vendit që u mbajt të martën në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) shkruan Portalb.mk.

Sipas rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore,  Abdylmenaf Bexhetit, një ndër qëllimet e këtij debati ishte të sigurohet popullata për shkak se sipas tij, shteti jonë ka një stabilitet të qëndrueshëm dhe se rreziku për momentin nuk është në pragun e derës tonë.

“Sigurisht që mundohemi që pikëpamjet tona për këtë temë ti shprehim në mënyrë të argumentuar, mbi të gjitha të japim mesazhe qetësuese për shkak se efektet janë psikologjike të këtyre lëvizjeve. Prandaj, mendoj se nuk ka nevojë të bëjmë panik të panevojshëm. Parametrat makro-ekonomik dëshmojnë që akoma ka një stabilitet të qëndrueshëm dhe rreziku për momentin nuk është në pragun e derës tonë. Por, nuk përjashtohet mundësia që të paraqitet ai rrezik prandaj edhe rekomandimet do të jenë që organet kompetente të ndërmarrin masa ekonomike në funksion të parandalimit të riskut të ekonomisë” theksoi Abdylmenaf Bexheti.

Debati "Ndikimi i koronavirusit në ekonominë" në UEJL.
Debati “Ndikimi i koronavirusit në ekonominë” në UEJL.

Ata shtuan se në qoftë se një e pesta e ekonomisë botërore pëson, sigurisht që ekonomia globale do t’i përjetoje të njëjtat sfida.

Ekspertët e ekonomisë njëzëri u pajtuan që të gjitha këta sfida do të kenë impakt edhe në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ata shtuan se ne si ekonomi e vogël dhe e hapur pothuajse pjesërisht dhe drejtpërdrejt përmes partnerëve tonë në shkëmbim zyrtar dhe shkëmbim të kapitalit dhe njerëzve do të ndikohemi sigurisht.

Ata theksuan partneritetin ekonomik mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut, ku numri i importit është shumë më i lartë se ai i eksportit, respektivisht shteti jonë importon rreth 450 milionë euro në vit nga Kina kurse eksportojmë vetëm 60 milionë euro, që është gjë e mirë kushtimisht thënë, për shkak se po të ishte e kundërta, impakti do të ishte shumë më i rëndë. Marrë parasysh gjitha këto rrethanat lehtësuese dhe rënduese, ekspertët e panelit njëzëri u pajtuan që deri në këto momente ekonomia e Maqedonisë së Veriut ngelet stabile.

Ndryshe, numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut tanimë zyrtarisht ka shkuar në shtatë, dhe me vendim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që për 14 ditë të mbyllen të gjitha çerdhet, shkollat dhe fakultetet. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button