Zaharieva: Shpresoj se në mars do të ketë vendim për fillim të negociatave me BE-në

Instituti për demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me Këshillin evropian për marrëdhënie të jashtme zyra në Sofje, nga 8 deri 10 mars e organizuan think-tank forumin e tretë Ballkani Perëndimor me titullin “Stimulim i autonomisë strategjike. Kontributi i Ballkanit Perëndimor  për të ardhshme të përbashkët evropiane”, njofton Portalb.mk.

Forumi, i cili zgjati tre ditë, është pjesë e programit për bashkë-kryesimin e Maqedonisë dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit në vitin 2020.

Gjatë kësaj ngjarjeje, me tetë panel diskutime, ekspertët kanë folur për sfida të ndryshme në integrimin evropian, duke përfshirë çështje për konvergjencë ekonomike dhe sociale, probleme ekologjike, sundim të së drejtës dhe rreziqe hibride.

Ekspertiza e përfaqësuesve të think-tank komunitetit duhet t’i frymëzojë dhe inkurajojë qeveritë të ndërmarrin hapa ambiciozë drejt të ardhmes së përbashkët evropiane.

Forumin më 8 mars e hapi kryetari i  IDSCS, Marko Troshanovski, më pas fjalim mbajti Shtefan Lene, profesor inordinar në Carnegie Europea ngë Bruksel dhe alumni i Europe’s Futures i cili e dha kontekstin e Forumit. Pas hapjes së Forumit, përfaqësuesit e think-tank komunitetit debatuan për panel diskutimet “Marrëveshje e re ekologjike” dhe “Konvergjenca ekonomike dhe sociale”.

Temat për ditën e dytë të Forumit ishin migracioni, siguria/rreziqet hibride, sundimi i të drejtës dhe ardhmëria e Evropës. Në fund të ditës së dytë të Forumit, fjalim mbajtën ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Dimitrov theksoi që rasti i Maqedonisë e vë Bashkimin Evropian para një testi të madh.

“Kryesimi i parë i përbashkët me Procesin e Berlinit paraqet mundësi për ta kthyer fokusin mbi ne. Vlerëson se kemi rast të fortë, kurse me metodologjinë e re dhe raporti pozitivi Komisionit Evropian i kemi të gjithë përbërësit e duhur për sukses dhe për fillim të negociatave me BE-në”, tha Dimitrov.

Zaharieva theksoi që duhet të shfrytëzohet rasti para Samitit në Zagreb, kur aq shumë vende anëtare japin përkrahje për zgjerimin.

“Te Bullgaria do të gjeni një nga përkrahësit më të fortë të perspektivave evropiane për Ballkanin Perëndimor. Me të vërtetë shpresoj që në mars do t’i ketë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të fillim të negociatave për aderim. Metodologjia e re është propozim i mirë i Komisionit Evropian i cili ende nuk është miratuar, por kjo nuk duhet të përdoret si argument për prolongim të vendimit për fillim të negociatave”, tha Zaharieva.

Ditën e tretë të Forumit të pranishëm ishin ministra të punëve të jashtme dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë nga Ballkani Perëndimor dhe të vendeve të BE-së të përfshira në Procesin e Berlinit të cilët u përqendruan në temat që u diskutuan në dy ditët e para të Forumit. Panel diskutimi i parë ditën e fundit të Forumit iu kushtua temës për sundimin e të drejtës, migracionit dhe sigurisë/rreziqeve hibride. Panel diskutimi i dytë Ardhmëria e Evropës u fokusua në temat lidhshmëri, mjedis jetësor dhe konvergjencë ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button