“Sentis Ag” nga Tetova zgjidhet kompania më e suksesshme në Maqedoni

Pronari i “Poliesterday” – Shkup, Filip Spasovski, fitoi çmimin për sipërmarrësin e vitit në kategorinë e ndërmarrjeve të vogla se bashku me Servet Qazimin, pronar i qumështores “Sentis Ag” nga Tetova i cili fiton dy herë rradhazi këtë çmim.

Kompania “Sentis-AG” nga Tetova filloi me punë me 1 dhjetor të vitit 1996 me inciativen e 4 aksionereve, pjesëtarë të një familje, të cilët 20 vite kishin punuar me pune të përkohëshme në Zvicer. Qumështorja “Sentis-AG” është kompani me teknologji bashkekohore për përpunimin e qumështit, e para ne rrethin e Tetovës, me sistem te mbyllur, ku bëhej pasterizimi, sterilizimi dhe homogjenizimi i qumështit dhe lëngjeve natyrale nga frutat.

Në kategorinë tjetër të mikro ndërmarrjeve, çmimin e parë e fitoi Boro Andonovski, menaxhues i “Abiks” – Shkup, derisa çmimin e dytë e fitoi Jumni Bakiji, menaxhues i JU-SM nga Brvenica. Fituesit e çmimeve të para, në një ceremoni në hotelin “Aleksandar Palace” do të marrin statuja të arta dhe kupona për aktivetete marketingu në vlerë prej 50.000 denarë, derisa fituesit e çmimeve të dyta do të marrin statuja nga argjendi dhe kupona në vlerë prej 25.000 denarë. Si “Kompania më inovative e vitit 2012?, u zgjodh JU-SM – Bërvenicë.

Përndryshe përzgjedhja është bërë duke u bazuar në të dhënat nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë. Si sipërmarrësit më të mirë të mikro kompanive dhe kompanive të vogla zgjidhen ata të cilët për tre vitet e fundit të punës, kanë rritje të numrit të punëtorëve, rritje stabile në të ardhura dhe fitime dhe rritje të investimeve. Ky çmim është ndarë për të gjashtën herë.

Lajme të ngjashme

Back to top button