Shkup, u mbajt seanca e Këshillit drejtues të Forumit Investues

Këshilli drejtues i Forumit të Odës Investuese (FOI), Asociacioni i Odave Ekonomike nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, sot mbajti mbledhje në Odën Ekonomike të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor tërësisht qëndrojnë prapa Forumit të Odës Investuese, zëvendëskryetari i FOI-t dhe kryetar i OEM-së, Branko Azeski tha se sot kanë biseduar për përmirësimin e gjendjes në lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve në Ballkan, problem që me vite tërhiqet prapa.

Azeski potencoi se Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor kanë vullnet që të përballen edhe me problemet më të mëdha.

“Edhe atje ku ka problem politike ne do t’i vazhdojmë aktivitetet tona. Atë do ta bëjmë me këmbëngulje, me profesionalizëm që tashmë dihet dhe që e kemi pasur. Ne jemi të vetëdijshëm se probleme të tilla në mes gjashtë vendeve ekzistojnë”, tha Azeski, i cili si shembull theksoi çështjet për rregullimin e marrëdhënieve ekonomike mes shteteve trashëgimtare të ish-Jugosllavisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve se sa ndikon koronavirusi në sektorin afarist, Azeski tha se kjo ka ndikim shumë serioz dhe se mund të sjellë deri tek paralizimi i tërë ekonomisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut që duhet të formohet pas zgjedhjeve të 12 prillit, kërkoi që sa më shpejtë ta ndërtojë autostradën Shkup-Bllacë, me gjatësi prej 12 kilometrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button