Si kalon koronavirusi nga një person te tjetri dhe si mund të neutralizohet?

Infektimi nga corona virus nuk shkakton ftohje me rrjedhje hundësh apo kolle me sekrecione, por kollë të thatë: kjo është gjëja e parë që duhet të dini, shkruan Class.

1.Corona virus është i madh (diametri 400-500 nanometer), kështu që çdo lloj maske mund ta ndalojë. Nuk ka nevojë për maska të veçanta.

Ndryshon situata në rastin e mjekëve dhe infermierëve, të cilët ekspozohen para ngarkesave të forta të virusit dhe duhet të përdorin mjete speciale.

.

Nëse një person i infektuar teshtin para jush, duhet të jeni 3 metra larg, që virusi të bjerë në tokë e mos t’ju ngjitet.

2. Kur virusi ndodhet në sipërfaqe metalike, jeton aty rreth 12 orë. Kështu që kur prekni sipërfaqe metalike si doreza dyersh, elektroshtëpiake, mbajtëset në autobus etj., lajini mirë duart dhe dezinfektojini me kujdes.

3. Virusi mund të jetojë dhe i strehuar në rrobat tuaja për 6-12 orë; detersivët e thjeshtë larës e vrasin virusin. Për rrobat që nuk lahen çdo ditë, mundësisht ekspozojini në diell dhe virusi zhduket.

Simptomat e Koronës

Si shfaqet corona virusi?

1.Virusi, pikë së pari, pozicionohet në grykë duke shkaktuar inflamacion dhe ndjesinë e grykës së thatë; kjo simptomë zgjat 3-4 ditë.

2.Virusi lëviz nëpërmjet lagështisë së rrugëve të frymëmarrjes, zbret në trakè dhe futet në mushkëri.

Ky kalim zgjat 5-6 ditë

3. Polmoniti shfaqet me temperaturë të lartë dhe vështirësi frymëmarrjeje. Nuk shfaqet me ftohjen e zakonshme.

Mund të keni ndjesinë sikur po mbyteni. Në këtë rast, drejtohuni menjëherë te mjeku.

Si mund ta evitoni virusin?

1.Transmetimi i virusit ndodh më së shumti me kontakt direkt, duke prekur rroba apo sende ku ai ndodhet; është thelbësore larja sa më shpesh e duarve.

2. Virusi mbijeton te duart tuaja disa minuta, por në ato minuta mund të ndodhin shumë gjëra: po fërkuat sytë, hundët apo gojën, keni lejuar virusin të futet në grykën tuaj.

Kështu që, për të mirën tuaj dhe të tjerëve, lajini duart dhe dezinfektojini shumë shpesh!

3. Dezinfektoni tastierën dhe mouse-in e kompjuterit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button