Drejtoresha e infektuar me koronavirus tani për tani mund të marrë vetëm paralajmërim publik nga Oda e Mjekëve

Drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë – Shkup, e cila është e infektuar me koronavirus, tani për tani mund të marrë vetëm paralajmërim publik, si dënim më rigoroz, pa u shqiptuar vendim gjyqësor, tha kryetarja e Odës Mjekësore, dr. Kalina Grivçeva-Stardellova. Për paralajmërimin do të vendos Komisioni Etik i Odës, njofton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje njoftoi se drejtoresha e Dermatologjisë është kthyer nga Italia dhe ka shkuar në punë për 5 ditë me radhë. Pas publikimit të rastit të tij, 193 persona janë në izolim shtëpiak, ndërkaq Klinika është mbyllur. Filipçe disa herë ka theksuar se është shumë i dëshpëruar nga sjellja e papërgjegjshme e koleges.

Oda Mjekësore kërkon që mjekët e medicinës dhe punëtorët tjerë mjekësor duhet t’u përmbahen dhe t’i respektojnë rekomandimet në tërësi. Apelojmë deri te të gjithë që të sillen ashtu siç i ka hije profesionit të mjekut, me përgjegjësi dhe me arsyeshmëri, me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve, por edhe shëndeti personal.

Në lidhje me drejtoreshën e Dermatologjisë, e cila është e sëmurë me koronavuris dhe e cila nuk i ka rekomanduar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, Oda e Mjekëve nëpërmjet organeve të saja do të veprojë në pajtueshmëri me dispozitat ekzistuese ligjore, statutin dhe aktet nënligjore pas së cilës opinioni do të informohet në kohë, tha dr. GrivçevaStardellova.

Ministri Filipçe paralajmëroi se pas zgjedhjeve të njëjtën do ta shkarkojë nga detyra e drejtorit të Klinikës së Dermatologjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button