Filipçe: Prej sot, për 14 ditë do të mbyllen çerdhet, shkollat dhe universitetet në RMV

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që prej sot t’i mbyllë çerdhet, shkollavet dhe fakultetet në 14 ditët në vazhdim, pasi që paraprakisht propozoi Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

Me këtë vendim do të anulohen të gjitha tubimet masive në vende të hapura ose të mbyllura, të gjitha aktivitetet kulturore në nivel të shtetit dhe lojërat sportive, ndërkaq personat ta mënjanojnë transportin publik.

Sipas vendimit të gjithë të punësuarit në shëndetësinë publike të lirohen nga aktivitetet e vazhdueshme lidhur me procesin zgjedhor.

Gjithashtu do të lirohet nga puna për 14 ditë, qoftë shtetërore apo private, njëri prej prindërve të fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare.

Të liruara nga puna janë edhe gratë shtatzëna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button