Pas udhëtimit në Itali, Presidenti i Parlamentit Evropian në vetizolim

David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian ka konfirmuar se do të izolohet pas një udhëtimi në Itali fundjavën e kaluar, njofton ai në Twitter.

Ai do të kryejë punën e tij nga shtëpia e tij në Bruksel për 14 ditët e ardhshme.

Sassoli që është italian, tha që ai mori vendimin si masë paraprake, transmeton lajmi.net.

”Duke qenë në Itali në fund të javës së kaluar, dhe pa kujdes të pastër, vendosa të ndjek masat e paraprake”, ka njoftuar zëdhënësi i tij.

Ndryshe, seancat e së mërkurës dhe të enjtes të Parlamentit Evropian do të anulohen për shkak të frikës nga koronavirusi.

Ky është vendimi i zyrtarëve evropian si masë parandaluese për përhapjen e virusit.

Këto seanca ishin parashikuar të zhvilloheshin në Strasbourg por ato u zhvendosën në Bruksel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button