Në izolim fëmijët e prindërve që kanë qenë në simpoziumin ku ka marrë pjesë drejtoresha e infektuar me koronavirus

Tre nxënës nga shkolla fillore “Vllado Tasevski” në Kozle, prindërit e të cilëve kanë qenë në simpozium me drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, e infektuar me koronavirus, prej sot janë në izolim, e konfirmoi informatën për “Meta.mk” kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev. Edhe dy nxënës nga “Bratsvo i Edinstvo” janë në izolim, njofton Portalb.mk.

“Sjellja e drejtoreshës është e pafytyrë dhe e papërgjegjshme. Dje kur doli informata për të, kam pasur shumë reagime të arsyeshme të prindërve pasi që ata të cilët kanë kontaktuar me drejtoreshën, nuk e kanë ditur se ajo është e infektuar. Dhe prindërit e fëmijëve të cilët kanë qenë në “Raguza”, janë parë me atë. Por, sipas rekomandimeve, dhe nëse nuk do të ishte kontakti afatgjatë, sërish duhet që të shkojnë në izolim. Për atë, fëmijët prej sot janë në shtëpi. Paniku e bën të v eten. Nuk ekziston njeri që kur i kanë thënë të mos bëjë panik, të ndalojë, veçmas kur bëhet fjalë për fëmijën e tij”, thotë Bogoev.

Ai informoi se komisioni që para dy ditëve është mbledhur nga përfaqësues të ndryshëm të sektorëve, të cilët në bazë ditore e ndjekin situatën në çerdhe dhe shkolla. Është bërë dezinfektim në të gjitha objektet, a të njëjtën e ka bërë edhe operatori ekonomik i cili i punon kuzhinat, me çka Bogoev tha se niveli i higjienës është rritur.

“për atë, nëse ka ose nuk ka mësim prej nesër, sot do të ketë vendim final në Qeveri, të cilën do ta dimë të gjithë gjatë ditës”, shtoi Bogoev.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi se gjendja e 7 pacientëve të cilët janë të infektuar me koronavirus dhe janë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive është stabile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button