Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka bërë analizën për koronavirusin

Shtëpia e Bardhë, njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump nuk ka bërë analizën për koronavirusin për shkak se nuk ka ndonjë situatë që nevojitet për këtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, bëri një deklaratë me shkrim lidhur me pretendimet se Trump mund të “jetë infektuar nga virusi” pasi është gjendur në disa vende me mundësi të infektimit të koronavirusit.

“Presidenti nuk ka bërë analizën për Covid-19 sepse nuk ka pasur ndonjë kontakt të gjatë me persona mbartës të virusit dhe as nuk ka paraqitur ndonjë simptomë. Shëndeti i presidentit është në situatë të shkëlqyer dhe mjeku i tij privat e ndjek nga afër situatën e tij”, tha Grisham.

Mediat amerikane kanë ngritur pyetjen se “A mund të jenë infektuar nga virusi Trump dhe Pence?”, pasi u zbulua që Trump dhe zv.presidenti Mike Pence brenda 10 ditëve kanë marrë pjesë në aktivitete ku më pas janë njoftuar që disa persona pjesëmarrës në këto aktivitete kanë rezultuar me koronavirus.

Trump dhe Pence kanë marrë pjesë në Konferencën e veprimit politik të konservatorëve që u zhvillua me 29 shkurt në Maryland të SHBA-së.

Unioni i Konservatorëve Amerikanë që organizuan takimin, në një deklaratë të bërë më pas njoftuan përcaktimin e koronavirusit tek një person pjesëmarrës në takimin në fjalë si dhe theksuan që ky person nuk ka pasur asnjë kontakt me Trump dhe Pence.

Po ashtu edhe në konferencën vjetore të Komitetit për Marrëdhëniet Publike Amerikano-Izrael (AIPAC) që u zhvillua në Washington në fillim të muajit mars ku morën pjesë Mike Pence dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ishte njoftuar përcaktimi i koronavirusit tek 2 persona pjesëmarrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button