Mbi 114.000 të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën, 4.028 të vdekur

Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën ka tejkaluar numrin prej 114.000 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit “Worldometer” e cila përpilon të dhëna të reja lidhur me rastet e reja të vendeve ku është regjistruar Covid-19, ka përditësuar në 114.458 numrin e rasteve të koronavirusit në të gjithë botën.

Gjithashtu në faqen e internetit thuhet se për shkak të Covid-19 kanë humbur jetën gjithsej 4.028 persona ndërsa 64.270 janë shëruar.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 3.136 persona në Kinë, 3 në rajonin special administrativ të Hong Kongut, 463 në Itali, 237 në Iran, 54 në Korenë e Jugut, nga 30 në Francë dhe Spanjë, 27 në SHBA, 16 në Japoni, 7 në Irak, 5 në Britani të Madhe, nga 4 në Holandë dhe Australi, nga 2 në Zvicër, Gjermani dhe San Marino dhe nga 1 person në Kanada, Egjipt, Tajlandë, Tajvan, Filipine dhe Argjentinë.

Numri i personave të prekur nga virusi në territorin e Kinës ka arritur në 80.575 ndërsa janë regjistruar 116 raste në rajonin special administrativ Hong Kong dhe 10 në rajonin special administrativ Makao. Po ashtu Covid-19 është shënuar edhe tek 45 persona në Tajvan.

Sipas “Worldometer” numri i rasteve në vende dhe rajone të tjera është si më poshtë:

“Itali 9.172, Kore e Jugut 7.513, Iran 7.161, Francë 1.412, Spanjë 1.231, Japoni 1.226, Gjermani 1.224, SHBA 708, Zvicër 374, Britani e Madhe 321, Holandë 321, Suedi 261, Belgjikë 239, Norvegji 227, Singapor 160, Austri 131, Malajzi 117, Danimarkë 113, Bahrein 109, Australi 101, Greqi 84, Kanada 77, Irak 71, nga 65 në Kuvajt 65 dhe Islandë, nga 59 në Egjipt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, San Marino 51, nga 50 në Tajlandë dhe Izrael, Indi 47, Çeki 40, Liban 41, Portugali 39, Finlandë 33, Vietnam 31, nga 25 në Brazil, Slloveni dhe Palestinë, nga 24 në Filipine dhe Irlandë, nga 20 në Algjeri, Rusi dhe Arabi Saudite, Indonezi 19, nga 18 në Oman dhe Katar, nga 17 në Argjentinë, Rumani dhe Poloni, Pakistan 16, nga 15 në Ekuador dhe Gjeorgji, nga 13 në Kroaci dhe Kili, Estoni 10, nga 9 në Azerbajxhan, Kosta Rikë, Hungari dhe Peru, nga 7 në Meksikë, Sllovaki, Afrikë e Jugut dhe Maqedoni e Veriut, nga 6 në Bjellorusi, Letoni, Shqipëri dhe Maldive, nga 5 në Republikën Domenikane, Luksemburg, Zelandë e Re, Guineja Franceze, Tunizi dhe Bosnjë e Hercegovinë, nga 4 në Afganistan, Senegal, Bullgari dhe Maltë, nga 3 në Bangladesh, Kolumbi dhe Kamboxhia, nga 2 në Marok, Nigeri, Kamerun, Ishujt Faroe, Martinik, Saint Martin, Serbi dhe Qiproja Greke dhe nga 1 rast në Andorra, Armeni, Jordani, Lituani, Monako, Nepal, Sri Lanka, Ukrainë, Butan, Brunei, Burkina Faso, Ishujt Mansh, Gjibraltar, Vatikan, Lihtenshtajn, Moldavi, Mongoli, Panama, Paraguaj, Saint Barth, Togo dhe Qiproja Turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button