fbpx

S’ka marrëveshje për buxhetin, koordinimi dështoi

S’ka marrëveshje për buxhetin e vitit 2013. Para pak kohësh përfundoi koordinimi tek kryeparlamentari Trajko Velanovski. Thuajse tërë ditën deputetët tentuan të gjejnë kompromis për zhbllokimin e debatit për buxhetin duke negociuar për atë se sa do të jetë arka shtetërore për vitin e ardhshëm.

LSDM e Branko Cërvenkovskit ka akuzuar sot VMRO-në se po manipulon me opinionin për sa i përket pasojave nga mos miratimi i buxhetit deri më 31 dhjetor. Kjo parti parashtroi propozim deri te Qeveria që të bëjë kursime në buxhet për vitin 2013 dhe atë së paku 204.8 milionë euro.

Përpos bllokadës së opozitares LSDM, deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare Izet Zeqiri tha se nuk lëshon pe, ai nuk do të tërheqin amendamentet nëse nuk ndahen para për projektet shqiptare, pavarësisht marrëveshjeve mes partive tjera.

Deputeti i PDSH-së Imer Aliu theksoi se pa marrë hisen shqiptare PDSH nuk mendon të tërheqë 145 amendamentet e tyre për këtë Propozim Buxhet.

Nga ana tjetër, propozimi i LSDM-së është hedhur poshtë nga VMRO-ja duke thënë se në mënyrë shtesë e përforcon bllokadën e buxhetit, miratimin e buxhetit, e me çka i kërcënon edhe interesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

“Pozita e LSDM-së është pozitë e ultimatumit ose të pranohen të gjitha kërkesat e tyre ose nuk do t’i kalojnë amendamentet dhe të miratohet buxheti për vitin 2013. Kjo nuk është një opozitë konstruktive, përkundrazi ajo është një opozitë destruktive me edhe një propozim që të mos vjen deri te miratimi i buxhetit për vitin 2013” tha ministri i financave Zoran Stavrevski.

Ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në afatin ligjor për miratimin e Buxhetit, përndryshe vendi rrezikon të hyjë në vitin e ri pa buxhet të caktuar.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button