Traktati i ri për armë bërthamore “duhet të përfshijë sistemin që po zhvillon Rusia”

Zgjatja e afatit të Traktit për Armë Bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duhet të përfshijë sistemin e ri të armëve që është duke zhvilluar Moska, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.

I ashtuquajtur, Traktati i Ri për Zvogëlim të numrit të Armëve do të skadojë në shkurt të vitit 2021 dhe Uashingtoni ka thënë se marrëveshja e re duhet të përfshijë “sistemet e reja siç janë raketat nënujore, dronët me armë bërthamore të quajtur Poseidon, raketat balistike të nisura nga ajri dhe të ngjashme”, transmeton REL.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se dëshiron të zgjerojë pikat e kësaj marrëveshjeje, duke përfshirë edhe Kinën në të.

Deri më tani nënshkruese të paktit janë vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat kanë arritur pajtueshmëri në vitin 2011.

Kina, fuqia e tretë më e madhe bërthamore në botë, është duke punuar për të dyfishuar arsenalin e saj bërthamor në dekadën e ardhshme, pati thënë Christopher Ford, ndihmës-sekretar për siguri ndërkombëtare dhe mospërhapje të armëve, në një seancë të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme në dhjetor të vitit të kaluar.

Megjithatë arsenali i Kinës do të ishte më pak se gjysma e asaj që zotërojnë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Marrëveshja për mospërhapje të armëve kufizon zhvillimin e kokave strategjike bërthamore dhe numrin e bombave të SHBA-së dhe Rusisë në 1,550.

Ky traktat po ashtu lejon verifikimin e kokave bërthamore të njëra-tjetrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button