Tetova shndërrohet në një deponi të madhe

Të mbuluar me borë dhe bërrllog, shumica e kontenjerëve në rrugët e Tetovës as që vërehen. Qyteti po shndërrohet në një deponi të madhe.

Tashmë nuk ka kurrfarë rendi, ndaj njerëzit mbeturinat i hedhin në rrugë, ndërsa deponitë bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Punonjësit e ndërmarrjes publike komunale tashmë dy javë mbajnë grevë. Para disa ditësh, pasi iu pagua një prej tre rrogave të mbetura, vendosën të zbrazin një pjesë të kontenjerave.
Edhe sot në disa vende në qendrën kryesore të qytetit mbetyrina u mblodh. Por të punësuarit në higjienën e qytetit theksojnë se vazhdojnë me grevën deri sa të paguhen të gjitha rrogat dhe kontributet.

Punonjësit e ndërmarrjes publike komunale e filluan grevën para dy javësh. Kërkuan pagesën e tre rrogave të mbetura dhe kontributeve, por kërkesat e tyre ende deri në fund nuk janë plotësuar. /portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button