Një sulmues me armë zjarri ka qëlluar në një xhami në Paris

Një person të dielën mbrëma hapi zjarr ndaj një xhamie në verilindje të Parisit, duke plagosur rëndë një person, shkruan Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Xhamia ndodhet në Rue de Tanger në distriktin e 19-të administrativ të qytetit, një pjesë e larmishme fetare dhe kulturore e kryeqytetit.

Sipas burimeve lokale, sulmuesi, me një helmetë në kokë, u arratis nga vendi i ngjarjes në një skuter.

Viktima, një person 32-vjeçar është dërguar në spital me plagë të shumta me armë zjarri.

Rreth 15 persona kanë qenë brenda në xhami në kohën kur ka hyrë personi i armatosur. Nuk është raportuar për ndonjë person tjetër të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button