Manipulimi ksenofobik: Deputeti Dimkov “ekskulizivisht” pa miliona afrikan në Maqedoni!

Deklarata e Dimkov për shpërnguljen e miliona afrikanëve në Maqedoni nuk është “perlë” dhe meriton vëmendje jo vetëm për shkak absurditetit dhe jovërtetësisë, por më tepër për shkak të shpërndarjes së ksenofobisë. Fjalimi i Dimkov i thënë drejtpërdrejtë në Kuvend paraqet manifestimin më të ashpër të shovinizmit, paragjykimeve fetare dhe racizmit, shkruan Vërtetëmatës, transmeton Portalb.mk.

 

Shkruan: Olivera Vojnovska 

 

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajço Dimkov në seancën parlamentare për Ligjin për Prokurori Publik (14.02.2020) doli me pretendim të pakuptimtë:

Dua të ndajë një informacion, dua të ju them ekskluzivisht se LSDM dëshiron të sjellë një milion afrikanë në Maqedoni…

Maqedonia atëherë do të quhet Maqedoni Etiopi. Kjo është rregulluar që të realizohet deri me 2030. Dua të paralajmërojë opinionin maqedonas dhe kjo të mbetet gjurmë. 

[Burime: Libertas dhe Plusinfo – data: 14.02.2020]

 

ARSYETIM:

Deklarata e deputetit të partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, Trajço Dimkov, se “LSDM do të sjellë një milion afrikan dhe Maqedonia do të quhet Maqedoni – Etiopi”, tingëllon e habitshme. Të thuhet diçka e tillë, edhe atë nga foltorja e Parlamentit, thënë më butë është papërgjegjshmëri dhe duket qesharake (kualifikimi do të ishe më ndrysh nëse do të lejonin një fjalor më të ashpër). “Informacioni ekskluziv” i Dimkov, në të vërtetë është dezinformatë, e pavërtetë e dukshme me të cilën deputetët në sallën e Kuvendit shpërthyen në të qeshura, ndërsa hasi edhe në të qeshura edhe në opinion dhe në rrjete sociale.

Mirëpo, përveç që pretendimi i tij është konsideruar si budallallëk, nuk nxiti reagim tjetër. Përsëri, deklarata e Dimkov për shpërnguljen e miliona afrikanëve në Maqedoni nuk është “perlë” dhe meriton vëmendje jo vetëm për shkak absurditetit dhe jovërtetësisë, por më tepër për shkak të shpërndarjes së ksenofobisë. Fjalimi i Dimkov i thënë drejtpërdrejtë në Kuvend paraqet manifestimin më të ashpër të shovinizmit, paragjykimeve fetare dhe racizmit. Në veçanti ndaj njerëzve të Etiopisë, për të cilët vetëm ai e di se si dhe përse u gjetën në rrëfimin e tij “ekskluziv” të emigrimit afrikano-emigrant.

Padyshim, kjo deklaratë e tij aspak nuk është naive. Edhe pse është dhënë njëzetë ditë para eskalimit të ngjarjeve në kufirin turko-grek, ajo nxit frikë dhe shqetësim për një fluks të mundshëm të refugjatëve. Në veçanti në kontekstin aktual, pavarësisht se nuk bëhet fjalë për migrant nga Afrika, por për refugjatë nga Siria, Afganistani, Iraku, Pakistani, dhe as as përafërsisht nuk bëhet fjalë për numrin të cilin e përmend Dimkov – një milion!

Këto ditë, edhe pse, jepen numra të ndryshëm të refugjatëve të cilët kanë kaluar ose tentojnë të kalojnë kufirin turko-grek, prej kur Turqia fundjavën e kaluar (29.02.2020) u kërcënua se do të hap dyert e Evropës për refugjatët. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se 18.000 migrantë kanë kaluar nëpër vendin e tij për në Evropë:

Atë që bëmë mbrëmë… Hapën derën. Nuk do ta mbyllim atë derë…Përse? Sepse Bashkimi Evropian duhet të përmbush premtimet e veta.

Ditën tjetër (01.03.2020) ministri turk për Punë të Brendshme, Sulejman Sojlu, në Twitter shkroi se më tepër se 76.000 migrant kanë kaluar kufirin turk për në BE.

Ditën e njëjtë (01.03.2020) Kombet e Bashkuara komunikuan se më së paku 13.000 persona janë tubuar në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, në kalimet zyrtare kufitare Pazrakule dhe Ipsala.

Në ndërkohë, situata me migrantët në kufirin greko-turk u nxeh, ndërsa mediumet (04.03.2020) njoftuan për incident dhe përplasje mes migrantëve dhe policës kufitare.

Mijëra migrantë në zonën tampon hodhën me lëndë të forta mbi policinë, me çka grekët, më pas edhe qeveritë turke ju përgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse. Konfliktet u shfaqën edhe në afërsi të fshatit kufitar Kastanjes, gardhit të gjatë në kufirin me Turqinë,  i cili është i vazhdueshëm deri te lumi Evros. 

Greqia uli rampën, ndërsa numri i incidenteve u rrit, gjendja është para eskalimit. Në ishullin Lezbos imigrantët tentuan të marrin transport prej ku kanë pranuar SMS porosi se anijet arrijnë për to. Mbetën në ishull, sepse banorët lokal nuk ju lejuar të shkojnë deri te kampi Morija në ishull, kapaciteti i të cilit prej 3.000 persona është tejkaluar dhe tanë janë të vendosur më tepër se 20.000 imigrantë Banimi lokal i ndaloi edhe ato me anije që dëshironin të zbarkojnë në breg. (Tellma)

Në lidhje me këto ngjarja, kryeministri teknik, Oliver Spasovski, deklaroi se ngjarjet në rajon vazhdimisht dhe se në këtë moment nuk ka imigrantë të cilët lëvizin nga Greqia ka Maqedonia.

Prej mbrëmë është rritur niveli i sigurisë në kufirin verior dhe jugor, jemi të fokusuar maksimalisht dhe jemi të gatshëm të i përgjigjemi valës së re të refugjatëve. Tani për tani nuk ka imigrantë të cilët lëvizin në drejtim të vendit tonë – tha Spasovski. 

Ai siguron se sistemi për menaxhim të mirë me krizë të re migruese funksionon vazhdimisht dhe të gjithë institucionet kompetente – MPB, ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe për Mbrojtje, Ushtria, jemi të përkushtuar maksimalisht me rritje eventuale të numrit të rritur të imigrantëve.

E dini se cili është qëndrimi i politikës dhe i Qeverisë në raport me migrantët. Ne jemi vend transit, kemi edhe dy qendra transit, Vinojug dhe Tabanovce, dhe nëse vinë deri te hapja e rrugës, gjegjësisht rritja e refugjatëve nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të kalojnë të kenë qëndrim të përkohshëm deri në 72 orë, tha Spasovski

Sipas të dhënave këto ditë të cilat i dha policia, në tetë ditët e fundit janë kapur gjithsej 135 imigrantë. Edhe atë, me 04.03.2020 në afërsi të Shtipit, policia ka kapur 17 imigrantë, të cilët janë vendosur në qendrën pranuese në Gjevgjeli, ndërsa me 1 mars në lagjen e Shtipit Tre Çezma policia në kamion ka kapur 78 imigrantë, me çka më parë me 27 shkurt janë kapur 40 persona në fshatin e Shtipit, Llakavica.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, përfshirë edhe qëndrimin e kryeministrit teknik Spasovski, mund të vijë deri te hapja e rrugëve dhe rritjen e numri të refugjatëve, ata mund vetëm të kalojnë nëpër vendin tonë, ose të kenë qëndrim prej 72 orësh“, nuk ka hapësirë për dyshim në partinë qeverisëse LSDM, kushtimisht që, ka pasur plan që shtetin ta “mbush” me refugjatë. Andaj, në këtë kuptim, deklarata e deputetit Trajko Dimkov, “tha se LSDM do të sjellë milion afrikanë dhe Maqedonia do të thirret Maqedoni – Etiopi” , është manipuluese,  dhe ka për qëllim që të nxitë frikë prej valës migruese dhe “Vërtetmatësi” e vlerëson si të pavërtetë. 

BURIMI:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button