SHBA përcjell viktimat e Konektikatit

Ceremonitë e para mortore të viktimave të masakrës në shkollën fillore të Konektikatit u mbajtën mëngjesin e së hënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Noah Pozner dhe Jack Pinto, të dy 6-vjeçarë, u përcollën në dy ceremoni, në të cilat shprehën nderimin e tyre me qindra persona.

20 fëmijë dhe gjashtë gra mbetën të vrarë kur një 20-vjeçar me probleme të rënda personaliteti hapi zjarr me breshëri në shkollën fillore “Sandy Hook”, gjatë së premtes.

Agresori i identifikuar si Adam Lanza mbeti i vrarë në vendngjarje. Përpara se të realizonte masakrën, i riu kishte qëlluar në shtëpi edhe nënën e tij.

Presidenti Barack Obama, i ndodhur ditën e hënë në Njutaun, në qytetin ku ndodhej shkolla, deklaroi se duhet të bëhet më shumë për të mbrojtur fëmijët.

”Nuk mund të tolerojmë më diçka të tillë”, deklaroi Obama. “Këto tragjedi duhet të përfundojnë dhe në mënyrë që ato të përfundojnë, jemi ne ata që duhet të ndryshojmë”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button