LSD? me propozim deri te Qeveria, për kursime buxhetore

LSDM-ja sot do të parashtrojë propozim deri te Qeveria, për kursimet në buxhet për vitin 2013 prej së paku 204.8 milionë euro.

Prej tyre dy të tretat janë kursime tek të a.q shpënzimet rrjedhëse prej 132 milionë euro, ndërsa një e treta janë kursime tek të a.q shpenzimet kapitale.

Nga LSDM-ja theksojnë se me këtë propozim plan, të gjitha këto kursime mund të bëhen, ndërsa me këtë rast do të ketë para edhe për rritjen e pensioneve, ndihmës sociale, subvencionet për bujqit dhe rrogat e administratës.

“Kursime tek shpenzimet rrjedhëse në shumë prej 132.4 milionë euro. Këto kursime kërkojnë nga Qeveria që të vihen në të njëjtën pozitë të vështirë në të cilën gjenden familjet sot dhe me sjellje shumë më amvisërore ta shtyjë vitin e ardhshëm.  Në parim ka dy elemente: Paragrafi Mallra dhe shërbime të ulet për 106.3 milionë euro. Më pas, propozojmë që ajo që është shpenzuar vitin 2012 të ulet për 10 për qind, gjithçka që është e patjetërsueshme për t’u bërë vitin e ardhshëm, të lihet për më vonë. Kështu, në vend të rritjes prej 18 për qind, siç parashikoi Qeveria, ne propozojmë për 10 për qind të ulen udhëtimet zyrtare dhe paratë për mëditje”, thekson LSDM në kumtesën e saj.

“Pakënaqësia është në kushte të krizës kur prodhimi industrial në 14 muaj me radhë shënoi rënie, kur ndërmarrjet ngulfatet në jolikuiditet dhe kur qytetarët varfërohen, pushteti madje shpenzon para popullore për të rritur komoditetin dhe luksion e tyre. Si krahasim, në propozim buxhetin për vitin 2013 parashihen 130 mijë euro për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, 8.5 milionë euro për masat për nxitjen e punësimit dhe 4 milionë euro për gazifikim, gjegjësisht së bashku për ngritësin potencial të ekonomisë, masat për zgjidhjen e papunësisë dhe sistemin gazsjellës për 3.5 herë më pak se për ndërtesat administrative, muzetë dhe fasadat, thekson LSDM në kumtesën. 

Më pas, në planin për kursimet buxhetore LSDM propozon ngrirjen e projektit Shkupi 2014 ku shuma e përgjithshme është 33 milionë euro. Po ashtu nuk mund të ndërtohen salla të reja shkollore.

Sidoqoftë, thelbi i propozimit tonë është se Qeveria duhet përmes shkurtimit të shpenzimeve joproduktive dhe joprioritare, ta largojë nevojën e huamarrjes, në vend se të zhvillojë politikë të huamarrjes së pakuptimtë me çdo çmim. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button