Tetovë, bora ia zë rrugën edhe Ndihmës së shpejtë

Bora që ka përfshirë rajonin tonë ka bërë që edhe ndihma e shpejtë të hasë në vështirësi për të intervenuar në kohë në malësinë e Tetovës dhe në komunat rurale. Sipas udhëheqësit të ndihmës së shpejtë Gëzim Nuredini, ndihma e shpejtë disponon më gjashtë automjete edhe atë katër furgona dhe dy vetura të tipit Lada Niva, të cilët duhet për çdo ditë të përballen me afër 18 thirrje urgjente për të cilat, në të shumtën e rasteve  koha nuk premton shumë për të shpëtuar jetën e njeriut.

Kryeshefi i ndihmës së shpejtë Gëzim Nuredini thotë se ka pasur raste kur për shkak të kushteve klimaterike Ndihma e shpejtë ka hasur në vështirësi të intervenojë.

“Para disa ditëve kishim një rast ku kërkohej nga ne të intervenojmë në malësinë e Tetovës dhe për shkak të  terrenit të vështirë  na u deshën disa orë deri sa të arrijmë deri tek pacienti. Ne në ditë kemi rreth 18 thirrje dhe 11 prej tyre janë në qytet, ndërsa përafërsisht shtatë janë në komunat rurale, ku për shkak të rrugëve nuk mundemi të arrijmë në kohën e duhur. Është fakt se kohëve të fundit ka ngrica dhe  mesatarisht nga 3 deri në pesë raste në ditë kemi intervenime në raste të lëndimeve trupore për shkak të ngricave”, thotë Nuredini. 

Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Faton Murseli thotë se Komuna punon vazdhimisht.

“Rrugët janë duke u pastruar  në tërësi, kemi pastruar gjatë gjithë natës në fshatrat malore dhe në qytet dhe pastrimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme”, tha Murseli. 

Ndërsa nga policia e Tetovës, zëdhënësi i policisë Marian Josifovski thotë se gjatë fundjavës, më saktë të shtunën, ka pasur një ndeshje në të cilën personat kanë kaluar vetëm me dëme materiale, ndërsa gjatë ditës së sotme deri në mesditë ka pasur dy aksidente  ku janë lënduar shtatë persona. 

Sipas tij, edhe pse rrugët janë me ngrica aksidentet automobilistike ka por si zakonisht ata janë të vogla dhe nuk e thërrasin policinë por shkon me sitetin e quajtur europian, ku arrihet një marrëveshje në mes të të aksidentuarve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button