Ministrja e arsimit në Shqipëri: Do të krijojmë klasa virtuale në rrjetet sociale

Sot kryeministri Rama bëri të ditur se mësimi në vend do të pezullohet për një periudhë 2-javore. Në një konferencë për shtyp, pak minuta më parë, ministrja Besa Shahini ka sqaruar situatën me të cilën po përballet vendi, duke u shprehur se orët e humbura këto dy javë, si dhe ato nga pezullimi i mësimit nga tërmeti i nëntorit, me shumë gjasë nuk do të mund të zëvendësohen të gjitha.

“Për mësimet do të ketë komunikim me foto dhe video. Do krijohen klasa virtuale nga telefoni. Nuk ka vend për panik, virusi përhapet nga kontakti dhe jo nga ajri. Po shqyrtojmë mundësinë e mësimit online. I kemi orientuar të gjithë drejtuesit e shkollave që ditën e sotme ta mbyllim me qetësi, të orientojnë fëmijët për detyrat në dy javët e ardhshme. Jemi duke bërë një plan, të rrinë në kontakt me prindërit, t’u japin instruksione fëmijëve dhe t’i bëjnë detyrat në kushte shtëpie. Pezullimi i mësimit do të zgjasë deri në datën 23 mars, më pas do të shohim si do vijojë situata”, -ka thënë Besa Shahini.

Fjalimin e plotë e gjeni në videon e postuar në faqen zyrtare të ministres në Facebook.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button